Në Nyon të Zvicrës është përcaktuar edhe shorti i çerekfinaleve të Europa League, të cilat do të zhvillohen ne 5 dhe 12 prill. Ka qenë Eric Abidal, ish-futbollisti që ka hapur goglat, si ambasador i kësaj finaleje. Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Lyon të Francës në stadiumin “Gerland” dhe fituesi siguron një biletë për në Champions League, për sezonin e ardhshëm.
Katër ndeshet çerekfinale:
RB Leipzig – Marsielle
Arsenal – CSKA Moskow
Atletico Madrid – Sporting Lisbona
Lazio – Red Bull Salzburg