Dita e sotme ka nisur me kthjellime, ndërsa sinoptikanët parashikojnë reshje shiu. Kthjellimet do të dominojnë vendin deri në orët e pasdites, kur vranësirat shfaqen në zonat malore, ndërsa orët e natës sjellin vranësira të fuqishme në territor të cilat gjatë natës do të gjenerojnë shira në veri të vendit.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime në orët e para të ditës por një rritje me 2- 3°C, do të shënohet gjatë mesditës.
Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 60 km/h nga jugperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë.