Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Foto/Kush ishte Haki Taha, mësuesi që vrau Popoviçin 73 vite më parë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Foto/Kush ishte Haki Taha, mësuesi që vrau Popoviçin 73 vite më parë

Tri ditë pas shpalljes së gjendjes ushtarake në Kosovë, mësuesi nga Gjakova, Haki Taha më 13 mars 1945 në Prishtinë, ka vrarë Miladin Popoviçin, atëherë sekretar i Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit dhe njeriu numër një i pushtetit politik në Kosovë.

Hakiu shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Shkollën fillore “Kosova” në Krumë të Hasit në Shqipëri. Gjimnazin e ulët e kreu në Shkodër e Shkollën Normale në Elbasan, në vitin 1939, kur edhe u emërua mësues në Shinavlash të Shqipërisë, raporton Kosovapress.

Në vitin 1941, me grupin e parë të mësuesve që erdhën në Kosovë, erdhi në vendlindje edhe Haki Taha, ku, bashkë me shokët e vet, Hysni Zajmin, Fadil Hoxhën, Xheladin Hanën, Zeki Shehun, Muharrem Gazinë etj., gjatë verës, organizoi kurset e gjuhës për të rinjtë shqiptarë të shkolluar më parë nëpër shkollat në gjuhën serbe.Aty edhe ngjalli ndër të rinjtë ndjenjat patriotike dhe frymën e atdhedashurisë. Ndonëse antifashist për nga bindja, gjatë tërë kohës së luftës, nuk iu bashkua Lëvizjes Nacionalçlirimtare për arsye se ishte “nacionalist i madh”, si tha në rastin që përmendëm Fadil Hoxha, dhe – për shkak të mosbesimit ndaj bashkëpunimit me serbët e malazeztë. Por, as nuk u hodh në luftë të drejtpërdrejtë kundër kësaj Lëvizjeje. Kështu, gjatë tërë kohës së luftës mbeti vetëm mësues, pa hyrë në shërbim të askujt.Mirëpo, si mësues ishte shumë i dashur nga nxënësit dhe shumë i nderuar nga populli. Në vitin 1942, kur Kosovën e vizitoi kryeministri i atëhershëm i shtetit shqiptar, Mustafa Kruja, Haki Taha ishte njëri nga ata që i ogranizoi të rinjtë e Gjakovës që, me flamur kombëtar, pa shenjat fashiste të “liktorit”, t’i dilnin përpara dhe të kërkonin nga ai që në Gjakovë të hapej Shkolla Normale e jo ajo tregtare, si kishte vendosur qeveria e tij. Fjalën me këtë kërkesë të të rinjve gjakovarë, të drejtuar kryeministrit Mustafa Kruja, që e mbajti Vehap Shita, atëherë nxënës i Gjimnazit të Prishtinës, e kishte inicuar dhe mundësuar pikërisht Haki Taha, atëherë mësues në Gjakovë.

E pas kësaj vizite të kryeministrit Mustafa Kruja, pranë Institutit Tregtar në Gjakovë, u hap edhe dega e Shkollës Normale me drejtor Zekeria Rexhën, kurse dega e tregtisë pranë këtij Instituti thuaja se u shua fare. Mirëpo, Haki Taha, edhe atëherë shëndetlig, së shpejti u sëmur rëndë dhe mbeti i shtrirë në shtrat pothuaj deri në ditët kur mori rrugën për në Prishtinë, ku edhe e gjeti vdekja në mars të vitit 1945.

Tags: “vrau"fotohakiIshtekushPopovicinTafataha

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
“Harrove djalin në spital për jetën e luksit, Jese nuk je njeri”

“Harrove djalin në spital për jetën e luksit, Jese nuk je njeri”

Juventus vendos diktatin, +4 nga Napoli për të ëndërruar “tripletën” (Video)

Juventus vendos diktatin, +4 nga Napoli për të ëndërruar “tripletën” (Video)

“Engjëll apo djall”, drejtorja e re e CIA-s merr komentet e para nga amerikanët

“Engjëll apo djall”, drejtorja e re e CIA-s merr komentet e para nga amerikanët







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Publikohen datat e provimeve për minimaturat
Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

by mirseda
13:41 | 03/02/2026
0

Janë bërë publike datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë, ose siç i quajmë ndryshe, të minimaturës....

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

12:39 | 03/02/2026
Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

12:21 | 03/02/2026
Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

11:20 | 03/02/2026
“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

10:49 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com