Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Armët në SHBA/Prindërit i duan, por fëmijët e tyre jo

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Armët në SHBA/Prindërit i duan, por fëmijët e tyre jo

Nxënësit amerikanë dolën në protestë sot ndaj asaj që e shohin si pasivitet nga Kongresi për të luftuar dhunën nga armët e zjarrit në SHBA. Protesta është organizuar për të përkuar me një mujorin e masakrës në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Florida ku mbetën të vrarë 17 vetë. ​ Përveç nxënësve dhe mësuesve lëvizja kundër dhunës me armë zjarri ka përfshirë edhe grupime të tjera që kërkojnë masa kontrolli mbi armëmbajtjen.

Nxënësit dolën nga klasat në orën 10 sipas orës lokale të zonës, për një protestë 17 minutëshe, që nderon 17 viktimat e vrara një muaj më parë në Florida në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas. Parashikohet që në të gjithë vendin të ketë rreth 3 mijë protesta të tilla.

Një pjesë e mirë e protestave janë organizuar me miratimin e drejtorisë së shkollës. Por në disa shkolla ku nxënësit kanë njoftuar se do të dalin në protestë, administrata ka paralajmëruar të rinjtë se do të vuajnë masa disiplinore për largim nga mësimi.

Kjo është vetëm një ndër protestat e planifikuara me këtë temë. Më 24 mars pritet që në Uashington të mblidhen qindra mijëra vetë për të protestuar nën parullën Jetët Tona, pra me thirrjet për masa që mbrojnë nga dhuna me armë zjarri qytetarët dhe sidomos nxënësit që kanë qenë objektivi i preferuar i vrasjeve masive. Më 20 prill, kur mbushen 19 vjet nga masakra në shkollën e mesme Columbine në Kolorado do të zhvillohet një tjetër protestë gjatë ditës mësimore.

Nxënësit në shkollën Marjory Stoneman Douglas në Florida, ku 19 vjeçari Nikolas Cruz vrau 17 vetë si sot një muaj më parë, janë vënë në krye të një lëvizjeje mbarë kombëtare me thirrjet për kontroll më të fortë mbi armët.

Shteti i Floridës ka reaguar nën presionin e lëvizjes studentore duke miratuar një javë më parë masa për kontroll më të fortë të armëve të zjarrit, përfshirë rritjen e moshës minimale nga 18 në 21 vjeç për të drejtën e blerjes së armës, shkruan voa. Ndër masat e tjera parashikohet armatosja e mësuesve për të mbrojtur veten dhe nxënësit nga akte të dhunshme, një masë që mbështetet nga Presidenti Trump por kundërshtohet nga nxënësit dhe mësuesit.

Tags: Armëmbajtjete tyrefemijeti duanjoPrindëritSHBA

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Qëllimisht apo amator?! Arbitri i Superiores sfidon Championsin (Video)

Qëllimisht apo amator?! Arbitri i Superiores sfidon Championsin (Video)

Asisti perfekt i Muller dhe Alcantara e dërgon në rrjetë (Video)

Asisti perfekt i Muller dhe Alcantara e dërgon në rrjetë (Video)

Akullnajat po zhduken, në Grenlandë për 5 ditë thahen 124 liqene

Akullnajat po zhduken, në Grenlandë për 5 ditë thahen 124 liqene

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi
Showbizz

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

by mirseda
14:14 | 19/07/2025
0

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm...

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

12:23 | 19/07/2025
“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com