Në kampionatin indian ka ndodhur diçka e veçantë. Një futbollist mori përsipër të godiste penalltinë e fituar nga ekipi i tij dhe e realizoi gol në stilin “panenka”.
Penalltitë në stilin “panenka” janë të bukura, sepse jo kushdo mund t’i shënojë. Përveçse kërkon guxim të madh, duhet të marrësh parasysh edhe faktin që do të turpërosh portierin kundërshtar para gjithë stadiumit.
Por, lojtari kishte zemrën e butë, pas i erdhi keq kur pa portierin që u turpërua keq. Ai shkoi afër tij, dhe fillimisht të gjithë mendua se do të tallej me të, por nuk ndodhi kështu. Ai i shkoi pranë dhe i kërkoi falje, sepse u ndie shumë në faj që e bëri të ndihej keq.