Djali i Cristiano Ronaldos padyshim që do të ketë një karrierë të madhe në futboll. Ai është duke u stërvitur nga vetë Ronaldo, që numëron 5 “Topa të Artë” dhe bie në sy aftësitë e tij mbresëlënëse.
Stërvitja e tij ka kaluar në nivele më të larta, pasi ka zbarkuar në “Santiago Bernabeu” për të provuar emocionet e vërteta të stadiumit mitik. Në “Bernabeu” ai është stërvitur me më të voglin e “Los Blancos”, Lucas Vasquez. Por goli që ka shënuar Ronaldo Jr, i ka mrekulluar të gjithë të pranishmit. Vasquez harkon një top në zonë, ku Junior bën një goditje akrobatike për ta dërguar topin në rrjetë.