Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqipëria nën ujë/Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në qarqet problematike

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria nën ujë/Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në qarqet problematike

Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur situatën në disa nga qarqet kryesore, që kanë pasur probleme me përmbytjet ditët e fundit. Reshjet intensive dhe shkrirjet e borës kanë bërë që disa zona të mbulohen nga uji, duke përmbytur shtëpi e rrugë.

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë në terren trupat e Forcave të Armatosura, të cilët janë në terren për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në fshatin Obot rreth 60% e banesave kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, po ashtu mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta.

Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit, rreth 500-600 ha tokë.

Janë të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale ku përfshihen rreth 100 krerë gjedh, 100 krerë derra dhe 300 të imta në Fshatin Obot dhe Muriqan të Nësisë Administrative Ana Malit.

Ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe.

Forcat e Armatosura që nga ora 06:30 datë 07.03.2018 kanë angazhuar në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda të cilët po vijojnë evakuminin e banorëve.

Qarku Kukës.

Qarku i Kukësit gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar.

Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpateve duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë.

Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme, bashkia Kukës dhe 4 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.

Qarku Dibër

Rrugët nacionale dhe rurale në të gjithë qarkun janë te qarkullueshme pa probleme, Aksi nacional Ura e Qytetit-Zerqan, e dëmtuar nga rrëshqitja në një segment prej 20 ml, është kthyer i kalueshëm, pasi është punuar nga operatori kontraktor duke e mbushur me inerte. Për shkak te kësaj rrëshqitje, është dëmtuar edhe një banese e qytetarit Bexhet Murrja, duke e kthyer banesën thuajse të pa banueshme. Në bashkinë Bulqizë, është kthyer e kalueshme rruga rurale Zogjaj-Bllace, pasi është punuar nga bashkia me mjete e forca pune. Në bashkinë Klos, është e pa kalueshme rruga rurale Xibër-Tirane. Na bashkinë Mat, si efekte i reshjeve te mbrëmshme, nga rrëshqitje toke, është dëmtuar një banesë (kthyer e pa banueshme) në fshatin Prell te njësisë administrative Rukaj. Mungesë të energjisë elektrike ka pasur në dy lagje te qytetit Peshkopi dhe njësinë administrative Zall Dardhë.

Qarku Durrës

Gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e bashkisë dhe në të gjithë territorin e qarkut ka pasur reshje shiu të dendura për disa minuta duke krijuar probleme në trafik veçanërisht në qytet i cilipas një kohë të shkurtër është normalizuar.Si rezultat i reshjeve në rrugën që shkon drejt “ish Vilës së Zogut” është shembur një masiv dheu. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e bashkisë Durrës me mjete dhe kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit duke e kthyer në normalitet zonën e dëmtuar.

Bashkia Krujë. Mëngjesin e sotëm në fshatrat Murqin, Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, bashkia Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë.Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe aktualisht është në rënie. Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.

Qarku Korçë

Vazhdon të jetë e njëjtë situata në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit. Rrëshqitje masive të tokës ka pasur dje edhe në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht. Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës.

Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e të gjithë zonës.

Qarku Gjirokastër

Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, vazhdon të jetë ende i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor.

Parashikimi i motit për sot, 7 Mars 2018.

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira. Në zonën veriore të vendit do të ketë reshje shiu të herë pas hershme, lokalisht shtrëngata dhe stuhi më të pranishme në pjesën e dytë të ditës. Intensiteti më i lartë i reshjeve në veri-veriperëndim. Në Alpe në lartësi reshje të pakta dëbore. Në zonën qendrore dhe jugore të vendit do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata dhe stuhi, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit për nesër, 8 Mars 2018.

Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe kthjellime të pakta dhe afatshkurtra. Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në zonën e qendrore dhe jugore të vendit. Në zonën veriore dhe kryesisht në veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare. Reshje dëbore të dobëta në Alpe dhe verilindje në lartësi mbi 800 metër.

Situata ne mëngjes

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se mëngjesin e sotëm situata përgjithësisht e njëjte. Ka pasur rritje te nivelit te ujit, kryesisht ne Obot.

Në përballimin e situatës e ne ndihme te banoreve ne zonat e prekura, Forcat e Armatosura janë ne detyre qe nga ora 06:30 me 3 varka, 3 mjete dhe 20 trupa ne ndihme te banoreve ne fshatin Obot.

Ndërkohë grupi i vlerësimit është ne terren dhe po ndihmon nga afër te prekurit. 

Tags: MbrojtjesMinistriaproblematikeQarqetshqiperiasituatëntregonuje

TË LIDHURA

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

23:00 | 10/09/2025
Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm
Aktualitet

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër
Aktualitet

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Next Post
Habit Ana Lika: Babai dhe i dashuri i mamit kanë marrëdhënie të mirë!

Habit Ana Lika: Babai dhe i dashuri i mamit kanë marrëdhënie të mirë!

Parkime vend e pavend, 83 gjoba vetëm te Komuna e Parisit

Parkime vend e pavend, 83 gjoba vetëm te Komuna e Parisit

Ja çfarë po ndodh me shqiptarin më të “urryer” në botë

Ja çfarë po ndodh me shqiptarin më të “urryer” në botë

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

by mirseda
23:00 | 10/09/2025
0

Për frutat dhe perimet me sasi të lartë të pesticideve faji është i shtetit. Fermerë por edhe...

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

22:03 | 10/09/2025
Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

21:33 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com