Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SKANDALI/ Llalla i “bleu” vrasësit 3.000 metra katrorë ullishte për 1.5 mln lekë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
SKANDALI/ Llalla i “bleu” vrasësit 3.000 metra katrorë ullishte për 1.5 mln lekë


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i ka blerë një personi të dënuar për vrasje dhe të akuzuar për një seri të pafund akuzash të tjera nga policia dhe drejtësia shqiptare një super-pronë në një nga zonat me ekskluzive dhe të lakmuara të Tiranës.

AlpetNews ka siguruar një dokument, ku rezulton se Llalla ka bërë një blerje me një çmim tejet qesharak.

Dokumenti i skandalit tregon se si Adriatik Llalla i ka blerë Eduart Dushkut nga Sauku i Tiranës një pronë në Tiranë. Dushku, sot 42 vjeç, rezulton se është i dënuar për vrasje, armëmbajtje pa leje e plagosje, arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe akuza të tjera, si shpërthim me lëndë plasëse dhe dëmtim të pronës, dhune, etj.

Bëhet fjalë për 3.000 metra katrorë ullishtë në një nga zonat e lakmuara te periferisë se Tiranes.

Çmimi i blerjes së gjithë kësaj prone është totalisht qesharak: Vetëm  1 milion e 500 mijë lekë ose e barabartë me 500 lekë për metër katrorë.

Pyetjet që lindin janë: Çfarë fshihet pas këtij operacioni financiar?! Çfarë shërbimi serioz i ka ofruar në këmbim të kësaj shitblerje qesharake ish-kryeprokurori i Shqipërisë një personi të dënuar për vrasje dhe një serial krimesh të tjera?

Eduart Dushku u arrestua sërish të enjten e javës se kaluar, më 1 mars 2018 gjatë një operacioni policor me emrin e koduar “Përsëritësi”.

Njoftimi i policisë së Tiranës, për arrestimin e EDUART DUSHKUT, e ENJTE 1 MARS 2018:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, i shtetasit:

  • Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • Një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • Një armë zjarri automatike “Kallashnikov” 7.62 ,
  • Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov”,
  • Tetë kapsolla detonatore,
  • Dy maska,
  • Aparat celular i tipit “IPhone 7” me kartë SIM.
  • Aparat celular i tipit “Samsung S7” me kartë SIM.
  • Aparat celular i tipit “IPhone 8” me kartë SIM.

Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.

Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tags: 3.000 metra katrorëi “bleu”Llallapër 1.5 mln lekëskandaliullishtevrasësit

TË LIDHURA

U prangos me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia
Aktualitet

U prangos me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia

19:16 | 30/08/2025
Makina aksidenton një këmbësor në Rrugën e Kombit, i pl*gosuri në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
Aktualitet

Makina aksidenton një këmbësor në Rrugën e Kombit, i pl*gosuri në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

18:45 | 30/08/2025
“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale
Politikë

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale

18:17 | 30/08/2025
Next Post
Kush është nusja e familjes mafioze, kandidatja e “pa fytyrë” që u zgjodh deputete

Kush është nusja e familjes mafioze, kandidatja e “pa fytyrë” që u zgjodh deputete

Partia e re e Patozit përçan PD-në? Flet Basha: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë!

Partia e re e Patozit përçan PD-në? Flet Basha: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë!

Çështja “Tahiri”/ Paloka: Ja procedurat e hetimit. Një deputete nga PS-ja në Komision

Çështja “Tahiri”/ Paloka: Ja procedurat e hetimit. Një deputete nga PS-ja në Komision

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

U prangos me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia
Aktualitet

U prangos me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia

by mirseda
19:16 | 30/08/2025
0

GJKKO ka lënë në burg inspektorin e IMT-së së Tiranës, Gerald Fuçia, i arrestuar me urdhër të...

Vrasja e ish-kryeparlamentarit ukrainas, Andriy Parubiy u qëllua me 7 plumba, autori ende në arrati

Vrasja e ish-kryeparlamentarit ukrainas, Andriy Parubiy u qëllua me 7 plumba, autori ende në arrati

19:05 | 30/08/2025
Makina aksidenton një këmbësor në Rrugën e Kombit, i pl*gosuri në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

Makina aksidenton një këmbësor në Rrugën e Kombit, i pl*gosuri në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

18:45 | 30/08/2025
“Vumë nën zotërim 149 fshatra”, Moska: Që nga marsi kemi pushtuar 3,500 kilometra katrorë të Ukrainës

“Vumë nën zotërim 149 fshatra”, Moska: Që nga marsi kemi pushtuar 3,500 kilometra katrorë të Ukrainës

18:34 | 30/08/2025
“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale

18:17 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com