Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dy shtete të tjera kanë probleme me kufijtë detarë, Sllovenia padi kundër Kroacisë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Dy shtete të tjera kanë probleme me kufijtë detarë, Sllovenia padi kundër Kroacisë

Pas problemeve mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detarë, edhe dy shtete të tjera deklarojnë haptazi mosmarrëveshjet. 

Shefi i diplomacisë sllovene, Karl Erjavec, deklaroi se ministria që ai drejton ka përgatitur gjithçka që është e nevojshme për padinë kundër Kroacisë.

Kroacia, siç tha ai, nuk po e respekton vendimin e arbitrazhit për kufirin dhe të drejtat evropiane, për të cilin qeveria së shpejti do ta njoftojë Komisionin Evropian.

Erjavec shpjegoi se në përgatitjen e letrës drejtuar Komisionit Evropian, me elementet ligjore të padisë kundër Kroacisë për mosrespektimin e vendimit të arbitrazhit, ministria e tij bashkëpunoi me një firmë ligjore franceze dhe me avokatin Alain Pele, i cili më parë përfaqësonte Slloveninë në procesin e arbitrazhit.

Ai paralajmëroi se letra do t’i dërgohet KE-së menjëherë pasi që kryeministri Miro Cerar të premten do të njoftojë komitetin parlamentar slloven për çështje të jashtme dhe me këtë do të sigurojë mbështetjen e përgjithshme politike.

Gjykata e Arbitrazhit për mosmarrëveshjen kufitare kroate dhe sllovene ka dhënë një vendim në fund të qershorit dhe Kroacia është veçanërisht e shqetësuar për përcaktimin në det.

Gjykata vendosi që tri të katërtat e Gjirit të Piranës, i përkasin Sllovenisë, dhe se Sllovenia nëpërmjet ujërave territoriale kroate fiton qasje në det të hapur përmes një korridori prej dy milje e gjysmë nautike.

Gjykata vendosi gjithashtu se kufiri në Istria ndjek lumin Dragon dhe përfundon në mes të kanalit të Sv. Odorika, që do të thotë se Shkodelin, Buzhini dhe Mlini-Shkrile mbesin në Kroaci.

Në Kroaci po ashtu mbetet edhe Sveti Gera, ku ndodhet objekti kontestues ushtarak i ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, e cila u largua në vitin 1991, dhe pastaj u mor nga ushtria sllovene.

Kroacia, ndryshe nga Sllovenia, nuk e pranon vendimin për shkak se me vendim të Kuvendit u tërhoq nga arbitrazhi në vitin 2015, pasi u zbulua se përfaqësuesi slloven në Gjykatën e Arbitrazhit Jernej Sekolec dhe ministria sllovene e Punëve të Jashtme Simona Drenik ranë dakord për paraqitjen e argumenteve sllovene dhe lobimin me gjyqtarët tjerë të arbitrazhit, shkruan KP.

Kroacia beson se procesi i arbitrazhit është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme dhe kërkon zgjidhjen dypalëshe të mosmarrëveshjes, ndërsa Sllovenia i kërkon Kroacisë të respektojë vendimin e gjykatës së arbitrazhit. 

Tags: detaredykroacisëkunderme kufijtënë problemepadishteteSlloveniatë tjera

TË LIDHURA

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

22:40 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë
Bota

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe
Bota

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Next Post
“Biznesi” me të vdekurit/Punonjësi i funeralit, ‘drejtor nate’ në spital

“Biznesi” me të vdekurit/Punonjësi i funeralit, ‘drejtor nate’ në spital

Trampin e kap “ligji 7501”, ja ç’ndodh me pronat e tij (Video)

Trampin e kap “ligji 7501”, ja ç’ndodh me pronat e tij (Video)

Nga Manchester United në Botëror, Mourinho plot surpriza

Nga Manchester United në Botëror, Mourinho plot surpriza







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com