Raportet për Sirinë e shkatërruar nga lufta tregojnë se shumë grave dhe vajzave ju kërkohen shërbime seksuale, në këmbim të ndihmës humanitare. Këto shembuj të keq nga jeta e një numri të madh të grave tregojnë se burrat që ndajnë ndihmë humanitare nga gratë kërkojnë privilegje seksuale në këmbim të ushqimit, barnave dhe nevojave të tjera.
Studimi i ri i kryer nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë ka zbuluar se burrat martohen me vajza, me premtime për të marrë ushqim nëse ato iu ofrojnë shërbime të rregullta “seksuale” dhe nëse gratë refuzojnë ato, ato nuk do të marrin ushqim apo barna.
“Sa më shumë të jetë trupi juaj për atë që shpërndan ndihmë, aq më shumë do të ndihmojë”, tha një vajzë.
Një studim mbi 190 gra nga rajonet e Dara dhe Quneitra tregoi se 40 për qind e grave përjetuan sulme seksuale, ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihmë për familjet e tyre. “E detyruan vajzën e saj 15 vjeçare për martesë nga frika e sulmimit, rrëmbimit ose vrasjes nga një burrë,” tha ajo. “Tani që ajo ka një burrë që do ta mbrojë atë,” shtoi ajo.
Një vendës ka treguar shembullin e një 13-vjeçareje, e cila kishte shkuar në furrë për të fituar para.
“Vajza 13-vjeçare shkon te bukëpjekësi për të siguruar para. E di se njerëzit shfrytëzojnë seksualisht vajzat në shkëmbim për bukën. Kjo praktikë është e zakonshme”, thotë ai.
Ekspertët për fat të keq paralajmërojnë se femrat janë bërë pengje të kësaj praktike të tmerrshme, shkëmbime për të cilat janë të detyruara t’i bëjnë për të marrë ndihmën e nevojshme.