Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mafia me “kapele diplome në kokë”, thyen në mes bandat shqiptare

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mafia me “kapele diplome në kokë”, thyen në mes bandat shqiptare

Media italiane “Cronachemaceratesi.it”, ka marrë në intervistë  Salvatore Giancane, një mjek nga Sert në Bolonja, autor i librit “Tregu global i heroinës nga Afganistani në Adriatik”, i cili ka bërë të mundur rindërtimin e historikut të trafikimit të paligjshëm të drogës në Maceratesen dhe shpjegon se si funksionon organizata e lindur nga kampet studentë të universitetit në Nigeri dhe u rrit falë krizës së naftës.

Ai, në librin e tij shkruan se janë tri mafia që po zotërojë tregun e heroinës në Itali, dhe behët fjalë për atë: shqiptare, pakistaneze dhe nigeriane. Por, për herë të parë fliete që mafia nigeriane lë pas atë shqiptare në tregun e heroinës në vendin fqinj. Në shumicën e shkrimeve të mediave italiane, flitet për mafien shqiptare dhe lidhjet e saj me mafien italiane, shkruan Tirana Today. 

Nga ana tjetër Shqipëria, është cilësuar si “delja e zezë” e Ballkanit që furnizon me drogë Evropën, e në rastin konkret Italisë. Por, në fakt ë dhënat janë të dokumentuara, dhe tonelatat e sekuestrua janë një “njollë e zezë” për vendin tonë. Ndërsa, kjo intervistë e autorit të librit “Tregu global i heroinës nga Afganistani në Adriatik”, nxjerr në pah se mafia më e fortë në këtë treg është ajo nigeriane, duke e cilësuar atë si të pamëshirshme.

Sipas tij, mafia nigerian “ ka marrë kapelën e diplomës”, ose e njohur ndryshe me emri i një prej organizatave, Black Axe. Autori, Salvatore Giancane, mjeku nga Sert Bolonja, i cili për 28 vjet, ka studiuar rrugët e futjes së lëndëve narkotike në Itali është shprehur: “Ka një problem të dukshëm në  trafikimin e drogës dhe heroinës në bregdetin e Adriatikut. Ka ndoshta një konvergjencë të grupeve të ndryshme që importojnë heroinë dhe që shpërndahen midis Abruzit, Marche dhe Umbria “.

Cilat janë këto grupe?

Ka të paktën tri grupe kriminele: shqiptarët, pakistanezët dhe nigerianët. Kam vërejtur rreth 12 vjet më parë, kur u vendosa në Anconë se si po ngriheshin dyqanet e shitjes së lëndëve narkotike në Bolonjë.

Po italianët?

Ata menaxhojnë kokainën, e cila është një marrëveshje më e madhe, ndërkohë që ata nuk duken të interesuar në tregun e heroinës.

Si arrin heroina në Itali?

Droga që vjen në brigjet e Adriatikut, nuk vjen nga Ballkani.  Ajo vjen nga Pakistani: ata e marrin gjatë udhëtimit me çanta, kavanoza të rreme ushqimi, apo dhe shumë forma të tjera. Ata përdorin shumë postën ajrore. Ndërsa një pjesë tjetër e drogës vjen nga Afrika. Ne po flasim që gjatë një udhëtimi mund të marrin një sasi prej 1 kg e gjysmë heroine.

Si u zhvillua tregu i heroinës?

Nga nigerianët, të cilët janë shumë më agresive në nivel komercial. Ata kanë një organizim vertikal dhe gjithashtu menaxhojnë detajet. Rrjeti i mafies nigeriane, është shumë i strukturuar dhe shumë vertikal.

Cila është mafia nigeriane?

Në krye  të saj janë njerëz që kanë mbaruar universitetin dhe që janë të diplomuar. Mafia nigeriane nuk i përmbahet një strukture, pra nuk ka një rit të caktuar. Në këtë bandë nuk ekzistojnë rituale.  Banda nigeriane ka lindur në vitet tetëdhjetë në kampuset universitare. Në atë kohë grupet u bënë shumë të dhunshme.

Po pastaj?

Më vonë këta njerëz u ndihmuan nga pronarët e puseve të naftës gjatë një krize në vitet ’80. Për të shmangur vjedhjet, ata i punësuan dhe në këtë pikë ata ishin të strukturuar edhe më mirë. Ata kishin para dhe tolerancë nga institucionet. Dhe prej andej ajo u zhvillua. Ata kanë rrënjë historike në mjedisin e universitetit.

Çfarë bëjnë ata?

Ata menaxhojnë tre sektorë. Përveç heroinës, nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike kontrollojnë postën elektronike. Dhe pastaj ata kanë në dorë rrjetet e prostitucionit.

Në Italinë qendrore ku ndodhen anëtarët e kësaj organizate?

Dyshimet janë se baza kryesore është në Perugia. Ka pasur edhe një operacion të madh në vitin 2014, të quajtur “Qarkullimi”, i cili  përfundoi me 37 urdhër-arreste.

A ekziston vetëm në Itali?

Jo, gjendet në disa vende: Gjermania, Spanja, Portugalia, Kroacia, Rusia, Brazili, Ukraina, Rumania etj.

Kush është pjesë e saj?

Ata janë të papërgjegjshëm. Ata përdorin një rrjet të pasur të dialekteve lokale, ata mbrojnë veten përmes përdorimi të dialekteve që bëhen gjithnjë e më të çuditshme dhe të veçanta që t’i shkojnë punës deri në krye.

A do të ishin në gjendje të vrisnin?

Po, janë njerëz të dhunshëm dhe të pamëshirshëm. Ata janë mafia e vetme që nuk ka një rit të përkatësisë. Dhe ata kanë shumë strukturë të lidhur me fshatin, me grupin e familjes. Kjo është ajo që dihet, por ato janë të padepërtueshëm.

Lidhje të mundshme me atë që ndodhi në Macerata?

Historia e Maceratës duhet të lexohet, elementet janë të pakta. Nëse, sipas hipotezës, krijohet mafia nigeriane, ato të cilat kanë marrë duart nuk do të ishin elemente të shquar, por punëtorët e pakualifikuar.

Kushdo që shet marihuanë apo hashash mund të lidhet me mafianin nigerian?

Jo, nuk lidhet domosdoshmërish me këtë mafia. TIRANA TODAY

Tags: bandatdiplomekapelekokemafiashqiptarethyen

TË LIDHURA

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

22:34 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA
Aktualitet

Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA

21:12 | 02/04/2026
Next Post
Mall për kuqezinjtë? De Biazi: Mund të kthehem te Shqipëria

Mall për kuqezinjtë? De Biazi: Mund të kthehem te Shqipëria

E tradhtoi gruaja dy javë para dasmës, burri i shokuar kërkon ndihmë

E tradhtoi gruaja dy javë para dasmës, burri i shokuar kërkon ndihmë

I theu hundën prokurorit, gjykata jep masën për agresorin

I theu hundën prokurorit, gjykata jep masën për agresorin







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com