Aksioni i kapjes së kokainës jashtë Portit të Durrësit është përshëndetur edhe nga Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit Italian, Federico Cafiero De Raho.
Sipas tij, ky aksion merr peshë pasi është sekuestruar nga pala shqiptare pa asnjë ndihmë nga ajo italiane. Kapja e drogës vjen menjëherë pas vizitës së tij në Tiranë, ndërsa gjatë qëndrimit ai pati takime me përfaqësuesit e politikës shqiptare.
Ai paralajmëroi se shqiptarët nga zotërues të kanabisit, tashmë janë kthyer në kontrollues të tregut të kokainës. De Raho gjithashtu zhvilloi një takim edhe me kryeprokuroren Arta Marku, të cilën e inkurajoi për të vijuar punën në postin e ri.
Në reagimin e De Rahos thuhet: “Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm”-ka thënë De Raho.
Përshëndetja e De Rahos
Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit uron përzemërsisht Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për operacionin që çoi në sekuestrimin në Portin e Durrësit të një sasie të madhe lënde narkotike.
Ky operacion merr edhe më shumë rëndësi falë faktit se u realizua nga Policia shqiptare, pa asnjë ndihmë nga ana e autoriteteve gjyqësore italiane.
“Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm”.
Siç dhe konstatova duke vizituar selinë e Task Forcës – e ngritur me vullnetin e Ministrit të Brendshëm – dhe siç pata mundësi t’ua deklarojë qartësisht dhe organeve të medias, nga takimet me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u shfaq vullneti dhe angazhimi i Qeverisë dhe Prokurorisë për të vënë në jetë të gjitha masat e nevojshme për të penguar infiltrimin e krimit të organizuar në Institucionet shqiptare.
Prokuroria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacional.
Prokurori Kombëtar i Antimafis dhe Antiterrorizmit
Federico Cafiero De Raho