gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Skandali në zgjedhjet e FSHF-së, si komisioni “shporri” Ekrem Spahiun (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Skandali në zgjedhjet e FSHF-së, si komisioni “shporri” Ekrem Spahiun (Video)

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, për Komitetin Ekzekutiv që është qeveria e futbollit në Shqipëri janë manipuluar. Report Tv ekskluzivisht ka zbuluar skandalin për zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv, mbajtur më 7 Shkurt , se u manipuluan rezultatet që në raundin e parë.

Report Tv disponon videon e plotë të procesit të votimit, numërimit dhe shpalljes së fituesve në të dy raundet. Siç duket me zë dhe figurë, shihet qartë që në raundin e parë fitues është edhe Zoti Ekrem Spahiu, që merr në total 32 vota.

Edhe kandidati tjetër për Komitetin Ekzekutiv Vasil Bici, sipas komisionit të votimit, mori 32 vota.

Megjithëse Ekrem Spahiu kishte numër të barabartë votash, pra 32, po aq sa Vasil Bici, nuk u shpall fitues në raundin e parë. Sipas rregullores, të lexuar edhe nga vetë anëtari i komisionit të votimit, fitues në raundin e parë shpallej ai që fitonte 50 % plus 1 votë të votave të vlefshme.

Gjithsej, votuan 64 delegatë, 1 votë ishte e pavlefshme dhe me 32 vota matematika lejonte të shpallej fitues. Të mbajtur në mënyrë të përpiktë nga Report Tv, të gjitha votat e lexuara nga kryetari i Komisionit të votimit, rezulton që Ekrem Spahiu ka marrë 32 vota dhe nuk rezulton fitues. Vetë zoti Ekrem Spahiu duket qartë që afrohet afër komisionit të votimit dhe kërkon numërimin e saktë. Spahiu merr përgjigjen: “Bëj një ankesë me shkrim”.

Ndonëse ankesa u bë, votat për raundin e parë nuk u rinumëruan dhe u bë raund i dytë i votimit në mënyrë të parregullt. Rezultatet e raundit të parë i jep sekretariati i FSHF-së, por rreth komisionit të votimit dhe pranë sekretariatit janë të pranishëm drejtues të federatës, çka e bën akoma më të kompromentuar rezultatin.

Të mbajtur në mënyrë të saktë nga Report Tv të gjitha votat për anëtarët e komitetit Ekzekutiv, ka mospërputhje edhe për disa të tjerë, mes tyre, edhe ata që fituan. Kështu, Adbyl Kuriu mori 39 vota, por në fakt u shpall fitues me 40 vota.

Arben Dervishaj mori 43 vota, por fitoi me 42 vota. Dhe Vasil Bici mori në fakt 33 vota, por fitues u shpall me 32 vota. E theksojmë, Report Tv, duke disponuar videon e plotë të gjithë procesit dhe përsëritjen disa herë të numërimit të votave, rezulton se Komiteti Ekzekutiv është jo legjitim që në raundin e parë.

Report Tv ekskluzivisht gjatë ditëve në vijim do të tregojë të tjera prova manipulimi edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komitetin Ekzekutitv të FSHF-së./Shqiptarja.com/

Tags: “shporri”EkremFSHF-sëkomisioniskandaliSpahiunVideoZgjedhjet

TË LIDHURA

Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë
Sport

Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

11:16 | 25/03/2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë
Sport

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

09:20 | 25/03/2026
Poloni–Shqipëri, OPTA parashikon duelin për Botërorin 2026: Kuqezinjtë lënë pas rivalët
Sport

Poloni–Shqipëri, OPTA parashikon duelin për Botërorin 2026: Kuqezinjtë lënë pas rivalët

19:35 | 24/03/2026
Next Post
Ambasadori Scoot, letër Arifit: Zgjidhim çështjen e librave për fëmijët shqiptarë

Ambasadori Scoot, letër Arifit: Zgjidhim çështjen e librave për fëmijët shqiptarë

Detaje/Kush është 25-vjeçari, shoferi që transportoi kamionin me drogë

Detaje/Kush është 25-vjeçari, shoferi që transportoi kamionin me drogë

“King LeBron” i lindur për të shkruar historinë, tjetër rekord në NBA

“King LeBron” i lindur për të shkruar historinë, tjetër rekord në NBA







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit

by mirseda
13:18 | 25/03/2026
0

Lirohen protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për...

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

13:14 | 25/03/2026
Malaj prezanton progresin ekonomik të Shqipërisë në Bruksel

Malaj prezanton progresin ekonomik të Shqipërisë në Bruksel

13:10 | 25/03/2026
Tensione për KQZ-në, Osmani sqaron kërkesën drejtuar Kushtetueses

Tensione për KQZ-në, Osmani sqaron kërkesën drejtuar Kushtetueses

12:58 | 25/03/2026
Lapaj përmbys karrigen, i jep fund protestës para Kryeministrisë pas 108 ditësh

Lapaj përmbys karrigen, i jep fund protestës para Kryeministrisë pas 108 ditësh

12:56 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com