Tritan Shehu dhe kreu i PD Lulëzim Basha kanë bërë me dije për të gjithë, lajmin e hidhur për vdekjen e ish-deputetes demokrate Rushen Golemi në moshën 83-vjeçare.
Një grua e dhe mbi të gjitha një mjeke e rrallë shprehen miqtë e saj.
“Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim. Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria” shkruan ndër të tjera deputeti Shehu.
Postim i plotë
Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.
Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.
Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.
Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.
I pa harruar do te jete kujtimi i saj.
Po ashtu për ndarjen nga jeta të ish-deputetes, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Sot kur Tirana dhe vendi zbardhej nga bora, u nda nga jeta Rushen Golemi, një zonjë e bardhë, një kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët e Dr. Rushenit. Vepra e saj në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të. U prehtë në paqen e Zotit!”, ka qenë ky reagim i Bashës