Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nëse nuk integrohet në BE, Ballkani shkon drejt konflikteve

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Nëse nuk integrohet në BE, Ballkani shkon drejt konflikteve

Nga Judy Dempsey, “Carnegie Europe”/Edhe pse trajtohet si “oborri i pasmë” i Evropës, vitet e fundit Ballkani Perëndimor është lënë dukshëm pas dore, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Pavarësisht nga fakti se rajoni u zhyt në luftëra civile gjatë fillimit të viteve 1990 pas shembjes së Jugosllavisë, vëmendja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor ka qenë kryesisht me hope.

Asnjë lloj ndihme e qenësishme, nuk i është dhënë këtyre 6 vendeve – Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – mbi mundësinë që një ditë t’i bashkohen BE-së.

Kjo dhe mungesa e një perspektive, i la këto vende në periferi të vëmendjes së Brukselit. Për pasojë, politikanët reformatorë u mënjanuan. Oligarkët lokalë, dhe elitat e korruptuara politike, punuan krah për krah njëra-tjetrës për të dobësuar sundimin e ligjit, mediat, opozitën dhe shoqërinë civile.

Pasiviteti i BE-së, vetëm sa nxiti një statuskuo që nuk kishte interes për reformat, transparencën dhe llogaridhënien. Maqedonia ishte një rast i tillë.

Ky vend i vogël, prej pak më shumë se 2 milionë banorësh, ka kaluar nga kriza në krizë që kur shpalli pavarësinë e tij më 1991-in. Gjatë viteve të fundit, reformat jo vetëm që u ndalën. Por republika, sipas fjalëve të ministrit të Jashtëm, Nikola Dimitrov, u shndërrua në një shtet të kapur.

Thuajse dy vjet më parë, qeveria u përfshi në një skandal përgjimesh, që e vinte theksin tek shpërdorimi i gjerë i detyrës shtetërore dhe korrupsioni.

Pastaj një vit më vonë, mbi 200 burra të maskuar, të njohur si mbështetës të qeverisë së koalicionit të djathtë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sulmuan parlamentin dhe rrahën disa deputetë.

Kriza politike e Maqedonisë, vazhdoi deri në dhjetorin e vitit të kaluar, kur Zoran Zaev, kreu i partisë së majtë LSDM, u bë kryeministër. 

Me shpejtësi dhe zell, administrata e tij ka ndërmarrë përpjekje të thella për reforma strukturore. Ato qenë të vonuara, shprehet Dimitrov, një ish-aktivist i shoqërisë civile.

 “Kishte një krizë të pandëshkueshmërisë. Institucionet dështuan ta trajtojnë atë. Ato qenë tepër të dobëta. Kjo krizë nxiti një mobilizim të qytetarëve sipas linjave etnike. Ata kërkuan drejtësi”- tha Dimitrov në Berlin, pas takimit që ai dhe Zaev patën me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Qeveria po ndërmerr tashmë reforma të mëdha. “Gjithçka ka të bëjë me vendosjen e sundimit të ligjit dhe llogaridhënies”-shpjegoi Dimitrov.

Për shembull, tani ekziston një filtër i trefishtë i mbikëqyrjes për shërbimet e inteligjencës, për të parandaluar ndërhyrjen politike. Ai përbëhet nga prokurori publik, shoqëria civile dhe parlamenti.

Edhe media, është duke iu larguar ndikimit politik – diçka jo e lehtë në një rajon ku gazetarët investigativë janë kërcënuar dhe burgosur. Dhe të gjitha reformat e mëdha “kryhen dhe/ose diskutohen në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Kjo ka të bëjë me transparencën. “Shoqëria civile, është një aleate e qeverisë”- shtoi Dimitrov, i cili pranoi një ulje 5 herë të pagës së tij për t’u rikthyer të punojë për vendin e tij nga Holanda.

Megjithatë, edhe nëse Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në strategjinë e re të BE- së për Ballkanin Perëndimor, që ofron një “perspektivë të besueshme të zgjerimit”, nuk ka asnjë garanci se republika do të jetë në gjendje të largohet nga “dhoma e pritjes”. Dhe kjo për shkak të Greqisë, por edhe Evropës Qendrore që po i jep zgjerimit një imazh të keq.

Në vitin 2008, Greqia – një anëtare e BE dhe NATO-s, e bllokoi hyrjen e Maqedonisë në NATO, dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE.

Arsyeja është se Athina këmbëngul prej një kohe të gjatë, se emri “Republika e Maqedonisë”, nënkupton një pretendim territorial për krahinën veriore greke me të njëjtin emër.

Ish-koalicioni qeveritar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështje. Ai përdorte retorikën dhe simbolet nacionaliste, që e ngurtësuan më tej qëndrimin e Greqisë.

Në një përpjekje për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje, Dimitrov tha se aeroportit dhe autostradës Shkup-Athinë i është hequr emri Aleksandri i Madh, dhe se ato janë riemëruar respektivisht “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dhe “Miqësia”.

Me një ton të ri në Shkup, duket se ka një lëvizje modeste midis Shkupit dhe Athinës. Me ndërmjetësimin e OKB-së, të dyja palët kanë filluar të diskutojnë se si të zgjidhin çështjen e emrit. “Është diçka jashtëzakonisht kompleks”- thotë Dimitrov, i cili është vetë i përfshirë në këto negociata.

Çështja tjetër, që e penalizon Maqedoninë (dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor), është perceptimi. Publiku në vendet e mëdha të BE-së, si Gjermania dhe Holanda, është më shumë skeptik mbi zgjerimin e mëtejshëm evropian.

Ai nxjerr në pah korrupsionin, trafiqet ilegale dhe sundimin e dobët të ligjit të fqinjëve të tyre jugorë.

Dhe u mjafton vetëm të tregojnë me gisht Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat iu bashkuan BE-së në vitin 2008, si shembuj të shkeljeve të vazhdueshme të sundimit të ligjit, dhe dështimeve të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin.

Ata gjithashtu shtrojnë pyetjen, se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor pranohen në bllok, çfarë do t’i pengonte ato të silleshin sipas qasjes nacionale hungareze dhe polake, kur bëhet fjalë për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit, gjykatave dhe mediave.

Dimitrov s’ka iluzione. Një nga detyrat e tij të shumta, është të fitojë mbështetjen e skeptikëve. Kjo do të thotë të bindësh vendet me ndikim në BE, se Maqedonia ka hyrë më në fund në rrugën e reformave. Norvegjia dhe Suedia, kanë dyfishuar mbështetjen e tyre financiare për përpjekjet e Shkupit në këtë drejtim.

Ministri i Jashtëm maqedonas, e kupton shumë mirë situatën:”Rrugëtimi është me të përpjeta. Por është më pak e vështirë t’i ngjitesh një mali, me ndihmën e miqve që të mbështesin. Ballkani Perëndimor, do të jetë një rajon që do të eksportojë probleme, nëse ne nuk e përfundojmë punën e nisur”- shton ai.

 PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BallkanibedrejtintegrohetkonflikteveShkon

TË LIDHURA

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi
Aktualitet

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama
Aktualitet

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025
Next Post
Hahn porosit Vuçiçin: Rruga e Serbisë për në BE kalon nga Kosova

Hahn porosit Vuçiçin: Rruga e Serbisë për në BE kalon nga Kosova

Video/Kapiteni i Celtic vërteton se në futboll ka akoma burra

Video/Kapiteni i Celtic vërteton se në futboll ka akoma burra

Skandal i rëndë, fondacioni fantazmë vjedh lekët e njerëzve të sëmurë

Skandal i rëndë, fondacioni fantazmë vjedh lekët e njerëzve të sëmurë

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com