Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Analiza/Shqiptarët janë faktorë në zgjedhjen e emrit të Maqedonisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/Shqiptarët janë faktorë në zgjedhjen e emrit të Maqedonisë

Ndryshimi i emrit kushtetues është sfidë e ardhshme e Maqedonisë prej të cilës varet anëtarësimi i saj në NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Para samitit të ardhshëm të NATO-s lidershipi dhe akademia e shkencave maqedonase medoemos duhet t’i nënshtrohen rishikimit të historisë dhe identitetit të tyre. Në këtë drejtim edhe pala greke duhet të zbusë qëndrimin në procesin e negociatave të cilat deri më tani janë zhvilluar në  Uashington, Athinë dhe Shkup.

Kontesti nuk është i lehtë, komplikimet shfaqen pasi që mungon baza, një normë e përcaktuar ku palët negociuese do t’i përqendronin interpretimet e tyre. E Drejta Ndërkombëtare nuk parasheh donjë dispozitë decidive se si rregullohet çështja e emrit apo emërimit të një shteti, por popujt kanë te drejtën që të zgjedhin emrin vete, kuptohet emër i cili buron nga kultura tradita dhe vlerat historike.

Bazuar në këtë fakt nuk kanë të drejtë as grekët dhe as maqedonasit, sepse nuk kanë ndonjë lidhje direkte me emrin Maqedoni.

Sidoqoftë deri më tani disa raunde negociatash mes diplomacisë maqedonase dhe greke janë zhvilluar dhe do të zhvillohen nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë cikël negociatash është për çudi dhe bie në sy një fakt, se si diplomacia maqedonase nuk përfshiu as edhe një përfaqësues të komunitetit etnik shqiptarë në këtë proces. Palë e cila do të kontribuonte shumë në zgjidhjen e problemit, sepse sipas fakteve historike në mënyrë direkte apo indirekte shqiptarët janë të lidhur më ngushtë me emrin sepse kanë jetuar në periudhën e shtetit të lashtë me emrin Maqedonia, përderisa maqedonasit as nuk kanë qenë prezentë në këto territore. 

Sidoqoftë kjo situatë dëshmon vazhdimësinë e anashkalimit të shqiptarëve në proceset vendimmarrëse.

Shqiptarët në politikën e jashtme të Maqedonisë akoma shërbejnë  vetëm si mekanizëm për të votuar marrëveshjet dhe deklaratat e “fqinjësisë së mirë” që hartojnë maqedonasit me vendet fqinje në prag të integrimeve euroatlantike.

Fatkeqësia është se edhe kur votojnë janë aq të papërgjegjshëm sa që nuk ndalen të interpretojnë apo së paku të lexojnë ligjin i cili është në procedur për tu votuar.

Sidoqoftë me apo pa shqiptarët Maqedonia në një periudhë të shkurtër kohore duhet të tejkaloj mosmarrëveshjet me Greqinë për kontestin rreth emrit, përndryshe ftesa për anëtarësim në NATO do të vonohet edhe për një kohë të gjatë.

Janë dhënë disa propozime për emrin e Maqedonisë. Ndaj Shkupit bëhen presione që të pranojë një emër të pranueshëm, ndërsa Athina të pranojë një formulë të dyfishtë. 

Shikuar në aspektin kronologjik kontesti rreth emrit dhe marrëdhëniet me Greqinë për dy dekada me radhë kanë pasur rënie dhe ngritje. Republika e Maqedonisë pas pavarësimit të saj në vitin 1991 u ballafaqua akuzat e menjëhershme të fqinjit jugor Greqisë duke mohuar disa fakte historike të cilat rënduan marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve. Pas shpalljes së pavarësisë Greqia kundërshtoi ashpër dhe nuk pranoi  disa nga vlerat kulturore dhe historike të Maqedonisë si emrin kushtetues,  flamurin dhe simbolet me të cilat  identifikohej ky shtet.

Qeveria e Greqisë përmes presioneve të vazhdueshme diplomatike si dhe më vonë me vënien e sanksioneve ekonomike në vitin 1994 detyroi ndryshimin e flamurit, duke e hequr Diellin Virgjinia. Sipas grekëve “Sun of Virginia” paraqet lindjen e shtetit grek dhe i takon Filipit të II  babait të Aleksandrit të Madh. Kjo  ishte vetëm fillimi kur Maqedonia filloi dalgadal të zhvishet nga vlerat historike dhe kulturore të popujve etnik të Ballkanit. Tensionimi i marrëdhënieve mes dy vendeve vazhdoi edhe më tutje derisa në vitin 1995 dy vendet nënshkruajnë marrëveshje për çështjen e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Bazuar në këtë marrëveshje Greqia fitoi të drejtën e plotë të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare dhe multilaterale me emrin kushtetues. Që nga kjo periudhë Maqedonia zyrtarisht nga shumica e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare njihet si FYROM ( Former Yougosllav Republic of Macedonia).Me këtë emër deri më tani ka zhvilluar të gjitha marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Më 4 Nëntor 2004  emri kushtetues i Maqedonisë u njoh nga SHBA-të, më pas emrin e Maqedonisë e njohën Kina, Rusia, Turqia dhe mbi 100 shtete në botë.

Kur gjithçka dukej të kishte marrë epilogun sërish në skenë shfaqet Greqia me akuzat dhe kërcënimet për të bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO nëse nuk pranon të ndryshoj emrin e saj.

Qeveria e re ardhshme pritet të filloj raundi i ri i bisedimeve ku edhe pritet  me kompromisin e të dyja palëve përfundimisht të mbyllet kjo çështje./INA/

Tags: analizae emritfaktorejanëMaqedonisëshqiptaretzgjedhjen

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Ushqimet që dëmtojnë zemrën tuaj

Ushqimet që dëmtojnë zemrën tuaj

5 shenjat që tregojnë se keni mungesë vitaminash

5 shenjat që tregojnë se keni mungesë vitaminash

Dëbora mbyll shkollat, fshatrat bllokohen në veri dhe jug-lindje

Dëbora mbyll shkollat, fshatrat bllokohen në veri dhe jug-lindje







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…
Showbizz

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

by mirseda
21:52 | 20/04/2026
0

Pas largimit të bujshëm të Argjira Spancës nga “She’s On Top”, një epokë e re po nis...

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com