jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

E ëma e Ministres Olta Xhaçka, bëhet notere në kundërshtim me ligjin

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
E ëma e Ministres Olta Xhaçka, bëhet notere në kundërshtim me ligjin

E ëma e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përfituar liçencën e Noterit pa plotësuar kriteret ligjore, madje edhe në shkelje flagrante të ligjit.

Natasha Xhaçka, në qershor të 2014, sapo kishte festuar ditëlindjen e saj të 56-të, por 3 muaj më pas ajo do të pajisej me Licencën e Noterit, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji. Nëse i referohemi ligjit nr. 9216, datë 1.4.2014, në nenin 2 të saj thuhet se profesionin e noterit mund ta ushtrojë çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë që është jo më pak se 26 vjeç dhe jo më shumë se 55 vjeç në çastin e dhënies së provimit të kualifikimit për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit të noterit.Po sipas këtij ligji, provimi i kualifikimit bëhet 60 ditë përpara se të regjistrohet në Regjistrin e Noterëve të Republikës së Shqipërisë. Në dokumentin që Tpz.al ka siguruar, shihet qartë që znj. Natasha Xhaçka kishte mbushur 56 vjeç në kohën kur ajo ka dhënë provimin e kualifikimit të Noterisë, duke shkelur ligjin por njëherësh duke zënë një pozicion që mund të ishte përfitues dikush tjetër.Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë me dije se për këtë rast ka nisur një inspektim ndaj të ëmës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Inspektimi nisi kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë me vendosjen e Ministres së re, Etilda Gjoni, dosja e verifikimit për Natasha Xhaçkën mbeti në sirtar.

Sipas ligjit nr. 10 491 datë 15.12.2011, neni 6, Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjoni, duhet t’i heq Natasha Xhaçkës, lejen e ushtrimit të profesionit të noterit, pasi është emëruar në kundërshtim me kushtet e përcaktuara. Pra, ka përfituar lejen e noterisë në moshën 56 vjeçe, jo siç e parashikon ligji për noterinë deri në 55 vjeç.

Një tjetër shkelje që znj. Natasha Xhaçka ka kryer, është edhe pozicioni i profesionit të noterit. Sipas Regjistrit të Noterëve në Republikën e Shqipërisë, Xhaçka duhet të ushtronte profesionit e noterit në Njësinë Administrative Farkë, e përcaktuar si vend nga nevojat e komunitetit. Por znj. Natasha Xhaçka ka refuzuar të ushtrojë profesionin në periferi të Tiranës, dhe për këtë ajo është pozicionuar në mes të ish-Bllokut.

Zyra e Natasha Xhaçkës, ndodhet pranë Sheshit Uillson, në Tiranën e Re. Kjo është një shkelje disiplinore, pasi ligji nr. 10 491 datë 15.12.2011, neni 12, thotë se përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë, në rastet e transferimit ose të ndryshimit të vendndodhjes së zyrës së noterisë, noteri duhet të lajmërojë me shkrim Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë brenda 15 ditëve nga fillimi i veprimtarisë në adresën e re.

Në këtë rast, e ëma e Ministres, duket se nuk e ka kryer këtë veprim, pasi sipas dokumentit që disponon Tpz.al, në Regjistrin Kombëtar të Noterëve, ajo rezulton të jetë me zyrë pranë zonës së Farkës. Kjo është një thyerje disiplinore që dënohet me gjobë deri në heqjen e lejes së noterit.

Tpz.al do të vijojë të denoncojë të tjera shkelje të rënda, ku njerëz të lidhur me pushtetin kanë zënë çdo hapësirë të lirë pune për qytetarët e thjeshtë. Në kundërshtim me ligjin bëhen punësime të njerëzve të lidhur me pushtetin, rekrutohen militantë, si dhe merren liçenca të profesioneve të ndryshme. Ky lloj sistemi i kapur nga një grusht njerëzish, ka vrarë shpresën e çdo shqiptari, për të patur një punë dinjitoze, për të bërë një konkurs të ndershëm dhe për të ushtruar profesionin normalisht, jo si i afërm i ndonjë ministri apo deputeti./TPZ/

Tags: bëhetëmakundërshtimligjinministresnotereolta xhacka

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Video/Festë në Korçë, autogoli i Gojkoviç i jep avantazhin Skënderbeut

Video/Festë në Korçë, autogoli i Gojkoviç i jep avantazhin Skënderbeut

Video/Funksionon BBC, Alaves “viktima” e radhës e Real Madrid

Video/Funksionon BBC, Alaves “viktima” e radhës e Real Madrid

Negociatat për detin/Xhufi: Janë të tepërta përplasjet institucionale në publik

Negociatat për detin/Xhufi: Janë të tepërta përplasjet institucionale në publik







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com