Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

E djathta ekstreme që po kërcënon Greqinë

8 vjet ago
in Të Gjitha
E djathta ekstreme që po kërcënon Greqinë

Nga Yiannis Baboulias, “The Nation”/Lajmet që vijnë nga Greqia këto ditë, janë në kontrast të fortë me historitë dramatike që lexuesit e huaj lexonin në kulmin e krizës financiare.

Nga demonstratat e mëdha, trazirat intensive dhe paqëndrueshmëria politike, narrativat – të paktën sipas shtypit financiar – kanë ndryshuar në lavdërime për kryeministrin grek Alexis Tsipras, dhe qeverinë e koalicionit të tij, për shpejtësinë dhe vendosmërinë e reformave që ka ndërmarrë, pasi u rizgjodh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shtatorit 2015.

Nëse duhet t’i besojmë këtyre zërave, kriza në Greqi po fillon të kapërcehet, dhe ka shpresa për një epokë të stabilitetit politik, dhe rimëkëmbjes ekonomike. Megjithatë kjo narrativë është ndërtuar mbi themele rëre.

Kur Syriza dhe partnerët e saj të koalicionit, Grekët e Pavarur të së djathtës ekstreme, u bënë zbatuesit më të fundit të vijës së ashpër të diktuar nga Brukseli, BE-ja e pa këtë si një fitore të madhe, duke besuar se ajo do të sillte më në fund stabilitet për peizazhin e turbullt të politikës greke.

Në fakt, mund të ketë arritur pikërisht të kundërtën. Financat kreke janë në përgjithësi në gjendje më të mire, nga disa vite më parë. Papunësia ka rënë (në 20, nga 27 për qind që ishte në kulmin e saj 4 vjet më parë), prodhimi industrial është në rritje, dhe nëse duhet t’i besohet pamjes së dyqaneve të tejmbushura gjatë festës së Krishtlindjeve, është rikthyer njëfarë besimi tek konsumatori.

Por përfitimet kanë qenë shumë të ngadalta për të mbërritur tek shumica e njerëzve të thjeshtë, të cilët e shohin me frikë rritjen e barrës tatimore.

Borxhi publik, mbetet kokëfortësisht i lartë, çka siguron vazhdimin e masave financiare shtrënguese për vitet që vijnë, pa ndonjë lehtësim të konsiderueshëm të borxheve, për të cilin kreditorët e Greqisë nuk janë aspak të prirur.

Tsipras, kryeministri më i ri që ka pasur ndonjëherë vendi, është në shumë aspekte i talentuar, por njëherazi edhe cinik.

Ndërsa Syriza ka nxitur reforma sociale deri në një përmasë për të cilën nuk do të guxonte asnjë parti tjetër, duke miratuar martesën e homoseksualëve, lirinë për të zgjedhur ligjërisht gjininë, shtetësinë greke për fëmijët e emigrantëve të brezit të dytë, ai ka qenë tejet komod me Donald Trump gjatë vizitës së tij në SHBA, apo shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite.

Pra, Syriza po reklamon kredencialet e saj progresive, ndërsa Demokracia e Re në opozitë po i vë në dukje ato konservatore. Në këtë klimë, janë ide ekstremiste ato që triumfojnë. Ky model, jo vetëm që e ka njollosur Greqinë; por po mbërthen gjithë Evropën.

Demonstratat e fundit masive – më shumë se 100.000 njerëz në Athinë më 4 shkurt – mbi emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM), megjithëse të pronësuara nga opozita dhe grupet ekstremiste si Agimi i Artë, zbulojnë një popull me një shqetësim të thellë emocional.

Kur Samaras u zëvendësua si udhëheqës i Demokracisë së Re (ND) nga liberali Kyriakos Mitsotakis në janar të vitit 2016, shumëkush shpresoi që krahas kapitullimit të afërt të Syrizas, kjo do të nënkuptonte një rikthim të qendrës politikë në Greqi, ndoshta edhe formimin e një konsensusi të ri mbi të ardhmen e vendit.

Duke lënë mënjanë të kaluarën problematike të Mitsotakis (sidomos me skandalin e prokurimeve, që përfshin shumëkombëshen gjermane Siemens), shumë pak njeëz e kuptuan në atë kohë se si një politikan, që nuk ishte as afër fitimit të raundit të parë të zgjedhjeve brenda-partiake, mundi të rezultonte në fund fitues.

Gjithçka u bë e qartë më vonë, kur caktoi si zëvendëskryetar Adonis Georgiadis, ish-Ministrin e Shëndetësisë në qeverinë Samaras, dhe ish-deputet i partisë së ekstremit të djathtë, LAOS.

Pasi Georgiadis kaloi tek ND më 2012-ën, ai u ngjit me shpejtësi në hierarkinë e partisë. Retorika e tij populiste, dhe shfaqjet e shpeshta televizive, e pagëzuan atë si udhëheqës të fraksionit të djathtë brenda ND-së; dhe ishte aleanca e tij me Mitsotakis, ajo që i siguroi zgjedhjen këtij të fundit. Por me çfarë çmimi?

Georgiadis ka promovuar gjerësisht libra si “Hebrenjtë:E gjithë e vërteta”, nga Konstantinos Plevris, djali i të cilit Thanos është gjithashtu një deputet i Demokracisë së Re.

Georgiadis e quan shpesh Greqinë “një vend komunist”, dhe është një fans i zjarrtë i Trump, dhe autori i një lajmi të rremë publikuar nga një portal i të djathtës, që pohonte se refugjatët nga Lindja e Mesme, kishin rrëzuar një ikonë të Virgjëreshës Mari në një qytezë të vogël.

Tani ai është përfshirë në një skandal masiv, lidhur me periudhën kur mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, mes akuzave për marrëdhënie të dyshimta me kompaninë farmaceutike Novartis.

Edhe më shqetësues është njeriu që mban pozicionin e ministrit të Brendshëm, në kabinetin hije të Demokracisë së RE. Makis Voridis, një avokat i shtresës së lartë, ka udhëhequr një grupim të rinjsh të së djathtës ekstreme në vitet 1980.

Ish-kryetari i Frontit Nacional në Francë, Jean-Marie Le Pen, mori pjesë në martesën e Voridis në vitin 2005. Këto prirje të politikanëve të lartpërmendur, nuk qenë sekret. E përditshmja e respektuar e qendrës së djathtë, “Kathimerini”, publikoi profilet e tyre që në vitin 2007, kur ata ishin pjesë e LAOS-it.

Syriza, nuk është e pafajshme në gjithë këtë situatë. Aleanca e saj me Grekët e Pavarur- edhe pse e pranuar arsye elektorale, pasi s’mundi të formonte shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme – e ka njollosur atë me akuza të ngjashme.

Kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos (dikur ministër në qeverinë e Demokracisë së Re), është shumë i afërt me me biznesmenët pranë presidentit rus Vladimir Putin, siç është manjati i njohur i medias Ivan Savvidis.

Kammenos, ka gjithashtu lidhje të afërta me këshilltarin e Trump, George Papadopoulos. Për këto arsye, Greqia është kapluar nga konflikte dhe grindje të pafundme, pa asnjë lloj substance.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: E djathta ekstremeGreqikercenimrritje

TË LIDHURA

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici
Aktualitet

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:21 | 21/03/2026
Next Post
Video/“Edhe Perëndia na ka harruar”, banorët luten për hapjen e kufijve në Prespë

Video/“Edhe Perëndia na ka harruar”, banorët luten për hapjen e kufijve në Prespë

Dita Kombëtare e Pemëve, mbillen 300 rrënjë pishe në Tarabosh

Dita Kombëtare e Pemëve, mbillen 300 rrënjë pishe në Tarabosh

Me shqiponjë në qafë, kush është reperi që do të përformojë krah Eminem

Me shqiponjë në qafë, kush është reperi që do të përformojë krah Eminem







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

by mirseda
12:49 | 21/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së foli për çmimin e karburanteve, teksa 1 litër naftë po...

Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.

Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.

12:46 | 21/03/2026
Krim pasioni në Itali, vritet 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori.

Krim pasioni në Itali, vritet 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori.

12:42 | 21/03/2026
Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.

Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.

12:29 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com