Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Si u grabit poligoni ushtarak, zbulohet skema e mashtrimit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Video/Si u grabit poligoni ushtarak, zbulohet skema e mashtrimit

Autoritetet e zbuluan tre vjet me vonesë privatizimin e poligonit të qitjes në fshatin Rreth Greth. Por kjo gjë nuk do të kishte ndodhur, nëse nuk do të ishte depozituar një kallëzim i rastësishëm i forcave të ushtrisë që denonconin disa punëtorë të cilët për llogari të Idlir Karkinit, po pastronin shkurret në brendësi të zonës ushtarake.

Siç rezulton nga dokumentet që kanë ndjekur një zinxhir tërësisht false, poligoni i qitjes i është shitur biznesmenit Karkini nga dy banorë të zonës me vlerën e 3 milionë lekëve të reja, shkruan Top Channel. 

Sipas dokumenteve për bazën ushtarake të forcave ajrore janë përdorur dy akte të marrjes se tokës në pronësi të falsifikuara, që të dyja të vitit 2000 dhe që shfaqin si pronare Rrahman Qoshen me bashkëshorten nga fshati Sterbeg dhe Valbona Elezin nga fshati Patk – Milot.

Për episodin e parë, Rrahman Qoshja rezulton të ketë lëshuar prokurore përfaqësimi në emër të Roland Kërçukut, i cili është inxhinier pranë shoqërisë “Idea Tel”, me administrator Karkinin, kjo kompani merret me mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë.

Prokura që në fakt rezulton të jenë firmosur pa praninë e të moshuarit te noteri Julian Zhelegu në Tiranë, i jep të drejtë vartësit të biznesmenit të shesë poligonin te eprori i tij. Pagesa prej 1.6 milionë lekë është kryer përmes llogarisë së noterit Zhelegu, është tërhequr nga Roland Kërçuku dhe i është dorëzuar Idlir Karkinit. E njëjta skemë është përdorur nga shtetasi Ilir Kaja edhe për Valbona Elezin të cilës i është marrë karta me premtimin se do t’i falnin 2 mijë metra toke për të kuruar të shoqin.

“Në shtëpi erdhën dy të panjohur, më thanë jemi shokën e Ilir Kajës dhe më dhanë të firmos disa letra. Unë nuk e njoh noterin Julian Zhelegu dhe nuk kam lëshuar asnjë prokurë që mua të më përfaqësonte Armand Kaja, të cilin gjithashtu nuk e njoh”, u shpreh Valbona Elezi.

Prokuroria thotë se Armand Kaja është gjithashtu punonjës në shoqërinë e Idlir Karkinit dhe se ai nuk e ka takuar asnjëherë pronaren fiktive të poligonit. Sërish shitja e poligonit është kryer nga përfaqësuesi fiktiv i gruas përmes llogarisë bankarë të noterit Julian zhelegu me një vlerë prej 1.4 milionë lekë. Edhe Armand Kaja i pyetur nga prokuroria ka pranuar se shumën e ka tërhequr dhe në vend që t’ja jepte shitësit fiktiv të tokës ja ka dhënë eprorit të tij Idlir Karkini.

Tags: grabitmashtrimitpoligoniskemaushtarakzbulohet

TË LIDHURA

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit
Aktualitet

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Mbytet në det 59-vjeçarja në plazhin e Vlorës
Aktualitet

Mbytet në det 59-vjeçarja në plazhin e Vlorës

14:17 | 06/08/2025
Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg
Politikë

Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg

12:56 | 06/08/2025
Next Post
“Në besë tënde Tom Doshi”, Berisha nxjerr videon e Ramës

Berisha nxjerr mesazhin: Taulant Ballës dhe bashkëshortes…

Gjyqtari Shkëlqim Miri, gjykata i refuzon kërkesën e lirisë

Gjyqtari Shkëlqim Miri, gjykata i refuzon kërkesën e lirisë

Tek Interi ka një “çështje Icardi”, Wanda: Ekipet e mëdha më kontaktojnë

Tek Interi ka një “çështje Icardi”, Wanda: Ekipet e mëdha më kontaktojnë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Rritje e mëtejshme e temperaturave, parashikimi i motit 6 gusht
Moti

Rritje e mëtejshme e temperaturave, parashikimi i motit 6 gusht

by mirseda
16:48 | 06/08/2025
0

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
20 të vdekur nga përmbysja e katër kamionëve me ndihma në Gazë

20 të vdekur nga përmbysja e katër kamionëve me ndihma në Gazë

16:21 | 06/08/2025
“Kam qenë punëtor metali”, përlotet presidenti i Brazilit: Rrija pa ngrënë.

“Kam qenë punëtor metali”, përlotet presidenti i Brazilit: Rrija pa ngrënë.

14:20 | 06/08/2025
Mbytet në det 59-vjeçarja në plazhin e Vlorës

Mbytet në det 59-vjeçarja në plazhin e Vlorës

14:17 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com