Diskutimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjet më të ndjeshme kanë shkaktuar mosmarrëveshje mes institucioneve shqiptare. Pas kërkesës së plotfuqishmërisë nga ana e Bushatit, presidenti Meta ka deklaruar se objekti i kërkesës nuk është i qartë.
Ndërkohë sulme dhe kundërsulme janë bërë edhe në të kaluarën, ndërsa nuk mungojnë edhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili dyshohet se ka falë një hapësirë të konsiderueshme detare.Çështja e detit është rikthyer sërish në debatin politik, pas negociatave të reja mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ironikisht, ai që sot ulëret me shumë për negociatat e reja, është Sali Berisha, njeriu që i fali Greqisë 350 km hapësirë detare. Por kur Wikileaks nxori kabllogramet e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, në disa korrespondenca të Ambasadës amerikane në Tiranë thuhet troç.
Marrëveshja e detit që bëri Sali Berisha u ndikua nga kërcënimi grek për të vënë veton lidhur me përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit. Athina madje kërkoi që amerikanët dhe fuqitë e tjera të mëdha të liheshin jashtë këtyre negociatave.Sipas kabllogrameve, edhe negociatorët shqiptarë e kanë pranuar me gojën e tyre në selinë e “Rrugës së Elbasanit” se ata i janë përshtatur vullnetit të palës helene.
Dokumentari i mëposhtëm, i bërë nga Andi Bushati, tregon pikërisht këtë. Ai hyn në një “Zonë të Ndaluar” që e nxorën në pah vetëm dalja e kabllogrameve. Ai krahason gjithashtu gjithë debatin e nxehtë që u zhvillua në Shqipëri nën syrin e dokumenteve të Departamentit të Shtetit.