Aktori i njohur i “Apartamentit 2XL”, Albano Bogdo, në një intervistë të dhënë për “Report TV” dha opinionin e tij në lidhje me prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh duke thënë se teatri duhet të prishet sepse ka 40 vite që vetëm sjell humbje. Të gjithë ata që kundërshtojnë prishjen e këtij institucioni, janë të paaftë profesionalisht. Qeveria duhet të investojë fort në këtë pjesë pasi sipas tij Teatri është një ndyrësirë komuniste dhe më i keqi në botë.
“Jam dakord të prishet që nesër. Mendoj që 96% e njerëzve aty janë të paaftë nga ana profesionale. Aktorët kanë hallin se do bëhet një teatër i jashtëzakonshëm dhe do bëhen biletat me 20 mijë lekë dhe do bëhen shfaqje private dhe nuk do paguhen më nga shteti. Privati do që të mbushet salla, dhe salla do aktorë të mirë për t’u mbushur. E ke dëgjuar Çim Xhepën të thotë që të mos prishet teatri? Unë dua që ai të shembet dhe të ikin shumica e atyre shushunjave që kanë 40 vjet që rrinë kot. Shteti do bëjë sforco që të investojë në të. Teatri është një ndyrësirë komuniste, më i keqi në botë. Ky teatër vetëm humbje sjell”- tha ndër të tjera Bogdo