Një grua shqiptare ka humbur jetën në Greqi, ndërkohë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet greke mendojnë se gruaja është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj pas një grindjeje në familje.
Nga raportimet e para thuhet se pasi gruaja është konfrontuar me të shoqin, i cili pasi ka nxjerrë armën e ka qëlluar atë. E plagosur 40-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, ka dalë nga banesa e saj për të kërkuar ndihmë por më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pierut “Xhanio”.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën Agia Paraskevi në zonën e quajtur “Pylli i Hajdharit”.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për do kumentimin e plotë të rrethanave.