Kërkesa për të dënuar Skënderbeun nga inspektorët e UEFA-s, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët e Korçës. Këta të fundit janë bërë bashkë dhe kanë organizuar një tubim paqësor ditëne mërkurë rreth orës 13:30 te sheshi para Katedrales.
Organizatorët, mes të cilëve intelektualë, pedagogë dhe figura të respektuara në qytetin juglindor, kanë bërë kërkesën në polici për organizimin e këtij tubimi dhe deri në njoftimin pranë bashkisë që çdo gjë të jetë e ligjshme. Mesazhi i qartë i këtij tubimi paqësor është i thjeshtë: “Një qytet i tërë jeton me futbollin, një qytet i tërë dashuron Skënderbeun”.
Tubimi pritet që të zgjasë rreth 30 minuta dhe në fund do të hidhen të gjitha firmat në një letër që do t’i dërgohet UEFA-s për të mos dënuar një qytet të tërë, që ekipin e Skënderbeut e ka krenari.
Burime pranë ekipit të Skënderbeut ka mësuar se presidenti Ardian Takaj ndodhet jashtë Shqipërisë për të negociuar me një studio ligjore e cila do të bënë mbrojtjen e Skënderbeut pas hetimit dhe propozimit për tu dënuar me 10 vjet përjashtim nga kompeticionet e UEFA.