“Ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të garantojë paqe të përhershme”, deklaron analiasti që mban emrin e Timothy Less, botuar në revistën “Foreign Affairs”. Kështu, sipas këtij analisti, krijimi i Shqipërisë së Madhe, Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe do të sheshojë një herë e mirë të gjitha konfliktet në Ballkan, shkruan Tymothi Less, i cili ka drejtuar edhe konsullatën britanike në Banja Lluka të Republika Srpskës.
Less propozon që të ndryshohen kufijtë e Ballkanit, ndërkaq rolin kryesor në këtë drejtim duhet ta ketë SHBA-ja. Ai konsideron se serbët dhe kroatët në Bosnjë punojnë për të sfiduar Marrëveshjen e Dejtonit, ndërkaq shtonë se shqiptarët në Maqedoni bëjnë thirrje për federalizim të vendit. Less përmend edhe serbët e Kosovës që insistojnë në enklava vetëqeverisëse, duke mos lënë anash edhe shqiptarët e Preshevës për një entitet vetëqeverisës.
“Uashingtoni duhet të mbështesë fragmentimin e disa shteteve multientike si fillim dhe më pas të bëhet krijimi i shteteve të mëdha. P.sh, në fillim mund të bëhet ndarja federative e Maqedonisë dhe më pas, kjo pjesë e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë, t’i bashkohet Shqipërisë. Të njëjtën gjë them edhe për kroatët në Bosnjë. Historia ka treguar që minoritetet në Ballkan diskriminohen dhe nuk integrohen me mazhorancën”, thotë Less.
Ai argumenton se pas disa dekadash këto vende mund t’u bashkohen shteteve respektive. Ai thotë se veriu i Kosovës mund të bashkohet me Serbinë, ndërsa Presheva dhe pjesa më e madhe e Kosovës me Shqipërinë.
Ish-diplomati Less propozon që ëashingtoni të mbështetë ndarjen e shteteve shumëetnike ku minoritetet kërkojnë diçka më tepër se që e kanë. Kështu, sipas Less, kroatët në Bosnjë do të bashkoheshin me Kroacinë, kurse serbët me Serbinë; Veriu i Kosovës do të bashkohej me Serbinë, ndërkaq Lugina e Preshevës, Kosova e mbetur, një pjesë e Maqedonisë do të duhej t’i bashkoheshin Shqipërisë. Dhe, Mali i Zi duhet të mbetet shtet i pavarur, ose të bashkohet me Serbinë, duke e humbur një pjesë territori shqiptarë.