Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

1991-2018/Si dështoi Shqipëria të bëhej si gjithë Europa

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, Video Galeri
1991-2018/Si dështoi Shqipëria të bëhej si gjithë Europa


Ata u ngritën kundër diktaturës më të egër komuniste në Evropë. Populli i Tiranës i quajti “heronjtë vetëflijues” të demokracisë.

Byroja politike e Partisë së Punës, “bukëshkalë dhe vandalë”, që “po përdhosnin varret e të parëve”, duke kërcënuar ta zhysnin vendin në kaos.

Pasi kishin imponuar rënien e monopolit të pushtetit nga PPSH, dhe shpalljen e pluralizmit partiak, gati 700 studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës, braktisën auditorët dhe hynë në një greve urie në ambientet e Qytetit Studenti, duke kërkuar heqjen e emrit Enver Hoxha nga universiteti.

Ata patën që në fillim mbështetjen e PD të sapoformuar, por edhe të mijëra qytetarëve nga Tirana dhe jo vetëm, që u mblodhën në sheshin përpara godinës ku ishin ngujuar grevistët.

Greva e urisë u përmbyll pas vetëm 3 ditësh, me rrëzimin e bustit të diktatorit në qendër të Tiranës.

Thirrjet e grevistëve ishin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Por 27 vite më pas, a është vendi ynë vërtet i tillë? Është përpjekur, por nuk ia ka dalë.

Ka ende shumë për të bërë. Diçka më shumë se 70-80 prej grevistëve janë sot figura të njohura publike, aktive apo të tërhequr disi.

Të tjerët nuk e gjetën veten në politikë. Pardesytë e bardha të PD, e kishin pronësuar prej disa javësh “revolucionin” demokratik, dhe do të nisnin të vilnin frytet e pushtetit, duke qëndruar me çdo kusht të kapur me thonj pas këtij të fundit.

Shumica migroi në Perëndim, për të jetësuar atje ëndrrën vetjake evropiane, Të tjerë qëndruan këtu, dhe u morën me gjithfarë lloj gjërash për të mbajtur frymën gjallë, apo edhe për të pasur një sukses relativ në ekonominë kaotike të tregut shqiptare.

Idealet e përdhosura të grevistëve, i shndërrojnë këta të fundit në një brez të djegur. Mjerisht, nuk qenë të vetmit.

Edhe ata që u rritën pas tyre, dhe ata që rriten sot janë deri diku një brez i djegur, për shkak të mundësisë së pakët për të çarë me aftësi dhe ndershmëri.

Për shkak të krijimit të një kaste të ngushtë njerëzish, që riprodhojnë vetveten dhe nuk lënë hapësirë për të tjerët. Alket Goce, Tirana Today

Tags: 1991-2018EuropashqiperiaSi dështoisi gjithëtë bëhej

TË LIDHURA

U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër
Aktualitet

U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

20:20 | 04/03/2026
“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri
Aktualitet

“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri

19:59 | 04/03/2026
Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur
Aktualitet

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
Next Post
Video/ Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem lëre bixhozin

Video/ Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem lëre bixhozin

The Telegraph: Kosova – një burim rinie, zemra e rajonit

The Telegraph: Kosova - një burim rinie, zemra e rajonit

Bletërritësit në krizë, humbje katastrofike përgjatë 2017-s

Bletërritësit në krizë, humbje katastrofike përgjatë 2017-s







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit
Bota

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

by mirseda
21:48 | 04/03/2026
0

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe me presidentin...

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

21:36 | 04/03/2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

21:33 | 04/03/2026
Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Ndërpritet energjia në Irak, SHBA u kërkon shtetasve të largohen; dron pranë aeroportit të Bagdadit

Ndërpritet energjia në Irak, SHBA u kërkon shtetasve të largohen; dron pranë aeroportit të Bagdadit

20:56 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com