Një incident ka ndodhur pranë zyrave të qëndrore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një automjet i dyshimtë tentoi të çante rrethimin dhe të hynte në territorin e godinës së NSA. Sipas mediave amerikane, raportohet për tre persona të plagosur nga të shtënat me armë, mes tyre një agjent policie. Në xhamin e automjetit të dyshimtë që tentoi të çante rrethimin, shihen shenjat e plumbave.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një person të arrestuar. Sipas autoriteteve amerikane, situata është nën kontroll.