Ndërhyrja e Rusisë në politikën amerikane është e vazhdueshme shoqëruar me kërcënimin e zgjedhjeve në mes të mandatit parashikuara të zhvillohen në nëntor, u shprehën sot krerët e shërbimeve sekrete amerikane gjatë një seance dëgjimore në Senat.
“Brenda strukturave të shërbimit sekret nuk kemi konstatuar prova të ndryshimeve të dukshme’’, pohoi drejtori i shërbimit sekret, Dan Coats.
Agjencitë kryesore denoncuan përpjekjet ruse për ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve amerikane të 2016, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe rrjedhjes së informacioneve të vjedhura në kampin demokrat për të favorizuar kandidaturën e republikanit Donald Trump përballë asaj të demokrates Hillary Clinton.
Presidenti Donald Trump hodhi poshtë këto përfundime ndërsa Moska përgënjeshtroi kategorikisht dhe me këmbëngulje akuzat amerikane për ndërhyrjen e saj në zgjedhje.