Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Alarmante/Shënohet viktima e parë nga gripi, 23 mijë të prekur

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Alarmante/Shënohet viktima e parë nga gripi, 23 mijë të prekur

Një 44-vjeçar nga Korça me sindromin “down” dhe i prekur nga disa sëmundje kronike ka humbur jetën dy javë më parë nga gripi në reanimacionin e Spitalit të Korçës, por ngjarja u konfirmua vetëm të hënën. Vdekja është relatuar në buletinet javore të Institutit të Shëndetit Publik, por dikasteri i shëndetësisë nuk e ka njoftuar.

“Vuante prej shumë vitesh nga diabeti dhe sëmundje të tjera të brendshme. Pra është tek kontigjenti i grupit të personave me risk, të cilët theksohen me forcë që duhet të vaksinohen patjetër. Gripi nuk duhet nënvlerësuar dhe vaksina parandalon vdekjen dhe parandalon format e rënda”, thotë Artan Simaku, nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Shqipëria klasifikohet ndër vendet me intensitetin më të lartë të të prekurve nga visuri i gripit në këtë periudhë. Sipas specialistëve të ISHP, tanimë jemi në pikun e epidemisë, ku javën e fundit janë raportuar 23 mijë të prekur me infeksione respiratore.

“Kemi arritur pikun dhe parashikojmë që në javën në vazhdim të fillojë një trend në rënie. Gripi është një nga sëmundjet më të paparashikueshme. Deri më tani nuk janë vërejtur raste të rënda. Ka raste sporadike që janë normale për stinën, por jo me të njëjtën ashpërsi si e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shton Simaku.

Por, paralelisht me epideminë e gripit në Shqipëri po qarkullon edhe virusi i fruthit. Numri i fëmijëve ka shkuar në 67, por zyrtarisht kjo nuk konsiderohet epidemi.

“Risku ekziston, por që masat janë marrë. Po kryhet monitorimi në bazë ditore i çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Theksoj që me shfaqjen e temperaturës, fëmija nuk duhet të çohet në çerdhe, kopësht ose shkollë, por duhet çuar tek mjeku i familjes, i cili vlerëson gjendjen dhe jep rekomandimet e duhura”, deklaron Artan Simaku.

Një javë më parë një foshnje 8-muajshe me pneumoni humbi jetën për shkak të komplikacioneve, ndërkohë që shumë fëmijë, të cilët nuk e kanë mbushur moshën për vaksinë frekuentojnë çerdhet.

Specialistët i ISHP theksojnë se situata e fruthit tanimë është nën kontroll dhe foshnjet e vogla nën 1 vjeç nuk vaksinohen pasi gëzojnë imunitet nga nëna./Top Channel

Tags: 23 mijëalarmantenga gripiShënohettë prekurviktima e parë

TË LIDHURA

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet
Politikë

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

17:26 | 27/01/2026
NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri
Politikë

NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

17:13 | 27/01/2026
EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona
Aktualitet

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

16:40 | 27/01/2026
Next Post
28 nëntor 1939/Kur komunistët flinin gjumë, por atdhetarët protestonin

28 nëntor 1939/Kur komunistët flinin gjumë, por atdhetarët protestonin

Video/“Do të martohem me vajzën time”! Përralla në shqip trondit nënat

Video/“Do të martohem me vajzën time”! Përralla në shqip trondit nënat

Kore raciste ndaj Balotellit, befason arbitri me vendimin (Video)

Kore raciste ndaj Balotellit, befason arbitri me vendimin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri
Bota

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

by mirseda
18:31 | 27/01/2026
0

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Siriane për të...

Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit

Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit

18:11 | 27/01/2026
Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

17:26 | 27/01/2026
NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

17:13 | 27/01/2026
“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

16:50 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com