Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Integrimi/Avramopoulos pozitiv, por jep 2 pikat ku Shqipëria “çalon”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Integrimi/Avramopoulos pozitiv, por jep 2 pikat ku Shqipëria “çalon”

Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në BE, Dimitris Avramopoulous, pas takimit me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Avramopoulos është treguar mjaft pozitiv lidhur me ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, megjithatë u tregua mjaft i qartë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Komisioneri grek i BE-së i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të aplikojë për projekte të ndryshme, ku vendi ynë mund të përfitojë fonde për të vijuar më tej luftën kundër drogës.

Ai foli edhe për marrëveshjen e nënshkruar mes policisë shqiptare dhe Frontez, teksa tha se ajo është në dobi të luftës kundër drogës, si dhe do të menaxhojë më mirë emigracionin e jashtëligjshëm.

Avramopoulos ishte mjaft pozitiv, por edhe shumë i qartë teksa tha prerazi se “ne duhet të ulim numrin e personave që abuzojnë me liberalizimin e vizave, sepse besoj që të gjithë ne duam ta ruajmë e ta kemi procesin e liberalizimit të vizave. Me kënaqësi mirëpres që ta thellojmë bashkëpunimin tonë për çështje kaq të rëndësishme, por edhe kundër trafikimit të armëve.”

FJALA E PLOTË E AVRAMOPOULOS:

Jam i lumtur që gjendem në Tiranë, është një vend që e kam në zemër. Kam qenë edhe herë të tjera, dhe më duhet të them që kam parë këtë ecuri dhe progres të bërë në vitet e fundit. Uroj që së shpejti Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Patëm një takim shumë miqësor dhe produktiv me Xhafën, dëshiroj ta falënderoj për mirëpritjen dhe do kisha dëshirë të qëndroja më gjatë, prandaj mund të rikthehem së shpejti. Shqipëria është pjesë e familjes evropian, historikisht, gjeografikisht. Ne përballemi me të njëjtat sfida, si menaxhim kundër emigracionit të parregullt dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ne ndajmë një histori të përbashkët, por e ardhmja do ndahet mes nesh, me njëri-tjetrin. Javën e shkuar KE lancoi strategjinë për Ballkanin, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Tashmë, Shqipëria ka vërtet një dritare shumë të rëndësishme për ta lidhur gjithmonë historinë e saj dhe të ardhmen në BE.

Ndoshta të gjithë e kujtojmë si e ka parë bota Shqipërinë para pak vitesh, sot unë jam i impresionuar nga çdo gjë që keni arritur mbi drejtësinë dhe çështjet e brendshme.

Në veçanti, dua të falënderoj autoritetet shqiptare për këtë punë që kanë bërë.

Kjo marrëveshje do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi për rojet bregdetare. Marrëveshja do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt. Ne do të na shërbejë si model edhe për marrëveshjet që duam ti përfundojmë edhe me Serbinë, Maqedoninë etj.

Dua të theksoj faktin që kemi nënshkruar një marrëveshje që ka të bëjë me luftën kundër drogës.

Shqipëria do të ketë mundësi që të ketë akses te ato fonde që kanë të bëjnë me politikat kundër drogës. Kam kënaqësinë të them që do kemi mundësinë të mbështesim ato iniciativa që janë për luftën e përbashkët kundër drogës.

Përpjekja mund të jetë efikase vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë efikase me njëri-tjetrin. Doja të inkurajoja Shqipërinë që të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi që po i jepet, pra të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre iniciativave. Kjo do ta ndihmojë Shqipërinë që të përshpejtojë trajnimin kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës. Me këto përpjekje, ne duam që Shqipëria të vijë sa më afër BE-së.

Dëshiroj të mirëpres procesin e planifikuar të vettingut në Shqipëri. Kemi pasur vërtet ecuri progres këto kohë, Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë BE-së. Në sytë e mi, është edhe kjo strategji kombëtare që ka ky komb kaq i çmuar, sepse e ardhmja e Shqipërisë do sigurojë progres, stabilitet dhe zhvillim.

Në të njëjtën kohë Shqipëria do të jetë më aktivë në rajon, si një partnere e fortë dhe anëtare e ardhshme e familjes evropiane. Ato që kemi nënshkruar janë vetëm hapat e parë që duhen kryer, Shqipëria duhet bërë edhe më shumë për të hapur derën drejt së ardhmes së saj evropiane. TIRANA TODAY

Tags: “çalon”2 pikatavramopoulosintegrimiku Shqipëriapor jeppozitiv

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
“Një vit burg do quhet dy vite punë”, ish të burgosurit marrin lajmin e shumëpritur

“Një vit burg do quhet dy vite punë”, ish të burgosurit marrin lajmin e shumëpritur

Beteja në gjykatë Bozdo e Kodheli, fiton demokratja

Beteja në gjykatë Bozdo e Kodheli, fiton demokratja

Detajet/Zbulohet pse u braktis gomonia me drogë, sasia e gjetur…

Detajet/Zbulohet pse u braktis gomonia me drogë, sasia e gjetur...







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com