Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Politikanët kosovarë mbajnë peng liberalizimin e vizave

8 vjet ago
in Të Gjitha

Për aq kohë sa institucionet e Kosovës do të mund të kryejnë detyrat e tyre, siç është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, qytetarët e Kosovës do të mund të kenë liberalizimin e vizave, thonë analistë të integrimeve evropiane.

Ata i bëjnë thirrje lidershipit të Kosovës që të mos e humbë rastin që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza gjatë këtij viti.

​Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave është në duart e lidershipit të Kosovës.

“Për liberalizimin nuk e kemi humbur shansin për aq sa kohë ne kryejmë detyrat tona, të cilat janë përsëritur dhe ripërsëritur dhjetëra herë dhe që me shpresë se së fundi po i japim zgjidhje, kam fjalën për demarkacionin, asociacionin dhe disa kritere të tjera siç është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë Hoti.

Që nga muaji maj i vitit 2016 Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë.

Nga ajo kohë, Kosova i kishte vetëm edhe dy kritere: ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të marrë miratimin përfundimtar për liberalizim të vizave.

Por, mosmarrëveshjet e spektrit politik bënë që kjo marrëveshje e demarkacionit të mos ratifikohet ende në Kuvendin e Kosovës.

Jehona Lushaku – Sadriu, analiste e çështjeve politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se problemet e lidershipit politik janë reflektuar në humbjen e rasteve që Kosova ka pasur për liberalizimin e vizave.

“Ne jemi vetëm të humbur, vetë vonesa paraqet humbje racionale të tre viteve ku kemi bërë një debat të kotë rreth demarkacionit, rreth një çështje teknike, e cila është dashur të jetë debat i mbyllur dhe të mos të shpenzojmë kohë. Përndryshe, de facto e kemi humbur rastin ta aprovojmë më kohë”.

“Shume prej shteteve mike e kanë humbur durimin me lidershipin e Kosovës, për shkak të mosaprovimit të demarkacionit. Tani është një rast i fundit, tejet i fundit, që demarkacioni të aprovohet në kohë rekorde që të diskutohet liberalizimi i vizave gjatë këtij viti”, thotë Lushaku – Sadriu.

Javëve të fundit janë shtuar thirrjet e mekanizmave ndërkombëtarë drejtuar liderëve të Kosovës që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Një thirrje të vazhdueshme është duke e bërë ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha. Ajo ka thënë se duhet gjetur një konsensus politik në mënyrë që marrëveshja e demarkacionit me Mali e Zi të ratifikohet sa më parë.

“Sa më parë që ta bëjmë ratifikimin e demarkacionit, aq më shpejt do ta gëzojmë lëvizjen e lirë. Ne duhet t’i përfundojmë obligimet tona ndërkombëtare. Qeveria është ë përkushtuar me këtë dhe besoj që në javët në vijim do të këtë lëvizje, sepse koha po kalon që viti 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë për qytetarët tanë”, ka thënë Hoxha.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi.

Derisa, mungesa e ratifikimit nga Kosova, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Tags: e vizavekosovareliberaliziminmbajnëpengpolitikanët

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Izet Haxhia nxjerr videon, mesazh Berishës: Ju e fëlliqni edhe burgun!

Kosovarët “tërbohen” në prag të festës së Pavarësisë

Kanceri po vret shqiptarët, shifrat alarmante rriten çdo vit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

by mirseda
15:42 | 08/06/2026
0

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz, ngjarje...

Avionët francezë të NATO godasin dronin mbi territorin e Letonisë, qytetarët urdhërohen të strehohen

15:31 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

15:11 | 08/06/2026

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

15:08 | 08/06/2026

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com