Gjatë debatit ne emisionin “Java” ne RTSH, gazetari investigativ Artan Hoxha, lëshoi “bombën’ e radhës, ku tha: “Shumë shpejt do të ketë ndalime në nivel ministrash për rrugën Tiranë-Elbasan”.Teksa analisti Preç Zogaj e vlerësoi si skandaloze mënyrën e ndalimit të ish-drejtorit të rrugëve Andi Toma si të bëhej fjalë sipas tij për një terrorist të fshehur, ndërkohë që ai ka pesë vjet që jeton këtu dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri shoqërore.
“Dikujt i shijon të shohë pranga në duar dhe kaq, por këto lloj ndalimesh krejt të paarsyeshme kompromentojnë vetë hetimin”, tha Zogaj.
Zogaj solli shembullin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, që u burgos në zyrë por në përfundim të procesit qeveria u detyrua ta shëmtonte.
“Prokurori që deshi spaktakel në shkelje të ligjit dhe dinjitetit të personit ka përgjegjësi për këtë. Por për hetimin e akuzave nuk duhet të bëjnë debat. Zbardhja e akuzave i bën mirë shoqërisë, lënia pezull e tyre e helmon shoqërinë”, shtoi ai.