Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Sejko i shpall “luftë” Euros, rënie drastike në tregun valutor

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Sejko i shpall “luftë” Euros, rënie drastike në tregun valutor

Pas deklaratave të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se në tregun vendas do të rishikohen politikat e përdorimit të euros në tregun vendas. Sipas Sejkos, politikat synojnë të nxisin  përdorimin e monedhës vendase ne krahasim me monedhën euro. Ndërkohë në fjalën e dhënë për mediat, Sejko ka deklaruar se do të merren masa penalizuese edhe për  bankat të cilat nuk do të kufizojnë përdorimin e euros.

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 133.06 lekë, duke rënë me 0.14 lekë në raport me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i euros, i arritur gjatë këtij viti në tregun e brendshëm.

E fortë ka qenë dhe tkurrja e dollarit, i cili ra me 0.31 lekë, për të arritur në 108.5 lekë. Faktori i parë që ka ndikuar në rënien e euros lidhet me nënçmimin e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur nga niveli i lartë prej 1.25 lekë, ku arriti dy ditë më parë. Megjithëse euro u forcua ditët e sotme, ajo po shkon drejt javës më të keqe që nga tetori.

Euro u rrit 0.2% gjatë ditës së sotme, në $1.227, pasi kishte humbur 1.47 për qind përkundrejt dollarit gjatë kësaj jave. Shitja masive e aksioneve në bursa ndikoi në rënien e euros, teksa investitorët filluan të vinin sërish bast për monedhën e gjelbër (dollarin).

Pavarësisht rënies së javës së fundit, euro mbetet 2.28 për qind më e lartë sesa dollari në krahasim me fillimin e vitit. Ajo arriti nivelin më të lartë të tre viteve, prej $1.2538 në fund të janarit.

Kursi në Shqipëri

Pavarësisht se euro ka qenë e lartë në bursa në janar, kjo nuk është reflektuar në tregun vendas. Euro është sot 0.18% më e ulët në raportin e këmbimit ndaj lekut, në krahasim me fillimin e këtij viti. Mosrritja e euros, në momentin që ajo ishte e fortë në tregjet ndërkombëtare, u shoqërua dhe me rënien e dollarit në nivelet më të ulëta në katër vite ndaj lekut (dollari zbriti një javë më parë afër 106 lekëve).

Dobësia e euros lidhet me faktorë të tregut të brendshëm. Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet kryesore. Së pari, oferta për euro vijon të jetë e lartë. Ndërtuesit kanë raportuar një gjallërim të kërkesës për apartamente javët e fundit, e shoqëruar dhe me rritje të çmimeve të tyre, teksa ato po shiten në euro, duke furnizuar ekonominë me monedhën e përbashkët.

Së dyti, kërkesa për euro mbetet e dobët. Një vit më parë ishte kërkesa e lartë nga kompanitë e huaja që transferuan fitime në janar, që e çoi euron në nivelet e 137 lekëve, ndërsa këtë vit ky efekt ka munguar.

Euro e dobët është pozitive për të gjithë ata që kanë këstet e kredisë në monedhën e përbashkët dhe importuesit. Ndërsa të dëmtuar janë eksportuesit dhe  ata që kanë pagat në euro.

Tags: drastikeeurosne tregunSejkoshpallvalutor

TË LIDHURA

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Next Post
FOTO/Kabllot e tensionit në mëshirë të fatit, rrezikojnë këmbësorët

FOTO/Kabllot e tensionit në mëshirë të fatit, rrezikojnë këmbësorët

Flamurtari “pushton” Korçën, për të mos lejuar “vrasjen” e kampionatit

Flamurtari “pushton” Korçën, për të mos lejuar “vrasjen” e kampionatit

Ndahet nga jeta gazetari që pasqyroi sportin për 4 dekada

Ndahet nga jeta gazetari që pasqyroi sportin për 4 dekada







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com