Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Moska i frikësohet NATO-s

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse Moska i frikësohet NATO-s

Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”/Moska ka prodhuar një mjegull të dendur informacioni rreth NATO-s, në mënyrë që të maskojë politikat e saj ekspansioniste në Evropën Lindore.

Megjithatë, ajo që qëndron pas kësaj ofensive propagandistike, është frika reale e Kremlinit, se aleanca e Atlantikut të Veriut do të pengojë ambiciet e Moskës, dhe do të dobësojë regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Miti që Rusia ka ngritur mbi NATO-n, mund të debatohet duke shqyrtuar provat. Sipas mashtrimeve të Moskës, Rusia u përpoq t’i bashkohej institucioneve perëndimore gjatë viteve 1990, por u kundërshtua dhe u largua.

Në realitet, Federata Ruse nuk arriti të përmbushë standardet themelore për anëtarësimin në BE apo NATO, qoftë në sundimin e ligjit, në qeverisjen demokratike apo në reformat ushtarake, dhe aspiratat e saj agresive ndaj shteteve fqinje, u përplasen me parimet bazë të të dyja organizatave shumëkombëshe.

Zyrtarët e Rusisë, pretendojnë gjithashtu se NATO gllabëroi vendet postkomuniste, dhe kërcënoi kufijtë e Rusisë. Në realitet, zgjerimi i NATO-s gjatë 20 viteve të fundit ka qenë një proces vullnetar, i ndërmarrë nga secili shtet aspirant.

Ai nuk ka krijuar një aleancë armiqësore përgjatë kufijve perëndimorë të Rusisë, por përkundrazi ka përmirësuar marrëdhëniet midis anëtarëve të rinj të NATO-s, si dhe e ka pakësuar frikën e tyre ndaj sulmeve të Kremlinit.

Për më tepër, asnjë vend fqinj nuk ka shprehur pretendime ndaj territorit rus apo burimeve të saj. Mbi të gjitha, NATO-ja, në doktrinën, stërvitjet, qasjen e saj ushtarake, nuk përbën asnjë kërcënim për Rusinë, dhe integritetin e saj territorial.

Përkundër këtyre fakteve, Kremlini ka tre lloj frikërash ndaj NATO-n. Ato nuk sillen rreth sigurisë kombëtare të Rusisë, por bazohen në shqetësime të thella mbi të ardhmen e administratës së Putinit.

Në radhë të parë, presidenti i Kremlinit e ka mbështetur legjitimitetin e tij të brendshëm tek rivendosja e statusit të fuqisë së Rusisë, dhe duke u mbështetur tek fqinjët që janë distancuar nga Moska. Këto ambicie bllokohen, kur aspirantët hyjnë në NATO, dhe përfitojnë nga parimi i saj kryesor i mbrojtjes së ndërsjellë.

Dhe ndonëse siguria ruse nuk sfidohet nga anëtarësimi i ndonjë vendi në NATO, aftësia e Moskës për të kontrolluar dimensionet e sigurisë dhe orientimet e politikës së jashtme, është kryesisht e penguar. Në këtë kuptim, NATO, përbën një pengesë efektive kundër kërcënimit që vjen nga Rusia.

Frika e dytë e Putinistëve, është se NATO përbën një burim tërheqës edhe për shtetet e tjera post-sovjetike, duke përfshirë aleatët e Rusisë. Ndryshe nga NATO dhe BE, aleancat e Moskës nuk janë vullnetare, por përbëhen nga vende të mbërthyera në një marrëdhënie ndërvarësie, të bazuar tek shantazhi, ryshfeti dhe kërcënimet.

Në përpjekje për arritjen e një pavarësie të vërtetë kombëtare, disa kryeqytete kanë kthyer kokën nga institucioneve perëndimore për ndihmë dhe mbrojtje. Kur ato e bëjnë këtë, Moska e përmbys realitetin duke pretenduar se është e rrethuar ngado nga armiq, dhe se duhet të ndjekë një sjellje agresive për t’i luftuar ata.

Në shembullin më të fundit të shtrembërimit së të vërtetës, Moska, duke justifikuar sulmin ndaj Ukrainës, e akuzoi Uashingtonin se kishte organizuar përmbysjen e qeverisë së Kievit në shkurtin e vitit 2014, për të krijuar kryesisht një justifikim për ringjalljen e NATO-s, dhe vendosjen e forcave amerikane më pranë kufijve të Rusisë.

Në realitet, revolucioni ukrainas ishte autokton, dhe kësisoj është një precedent i mundshëm për vetë Rusinë. NATO, thjesht iu përgjigj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kërcënimeve të saj të përshkallëzuara, kundër krahut lindor të aleancës, duke shtuar praninë e saj mbrojtëse në rajon.

Së treti, dhe më e rëndësishmja, Moska i frikësohet NATO-s si thelbi i sigurisë së zhvillimit të Evropës, që sfidon besueshmërinë e diktaturës që është në pushtet në Rusi.

Nuk është e habitshme, që frika kryesore e Kremlinit ndaj Ukrainës, ishte perspektiva që fqinja e saj e madhe të shndërrohej në një shtet demokratik, të unifikuar dhe të begatë, që arrin të anëtarësohet në BE dhe NATO. Një model i tillë zhvillimi, mund të bëhet gjithnjë e më tërheqës për qytetarët e Rusisë.

Për zyrtarët e Kremlinit, një Ukrainë e pavarur, demokratike, ekonomikisht e qëndrueshme dhe e integruar ndërkombëtarisht, simbolizon gjithçka që kërcënon qëndrimin e tyre në pushtet.

Një model i suksesshëm ukrainas i zhvillimit do ta ekspozonte modelin rus si një dështim, dhe do të frymëzonte dhjetëra rajone federale të varfra, të kërkonin një kontroll më të madh mbi fatin e tyre, duke e kundërshtuar kësisoj regjimin aktual hiper të centralizuar në Moskë.

Që nga fillimi, marrëdhëniet NATO-Rusi, janë bazuar mbi premisa të rreme. Moska e Putinit, nuk e sheh NATO-n si një partnere të mundshme, por si rivalen kryesore, konkurrenten territoriale dhe si një kërcënimin politik ekzistencial.

Metodologjia e Kremlinit, ka përfshirë tërheqjen e aleancës në nisma të përbashkëta kalimtare në luftën kundër terrorizmit, dhe frenimin e përhapjes bërthamore.

Në realitet, kjo u krijon udhëheqësve të NATO-s një ndjenjë të rreme besimi, teksa Moska përgatit sulme të reja kundër fqinjëve të saj, dhe fut në kaos nga brenda shtetet e NATO-s. Këshilli NATO-Rusi, i themeluar në majin e vitit 2002, pushoi së funksionuari pas sulmit të gushtit 2008 nga ana e Moskës ndaj Gjeorgjisë.

Pasi përgjumi Perëndimin me një agim të rremë, mes thirrjeve në rritje për rivendosjen e Këshillit, në prillin e vitit 2014, NATO pezulloi sërish bashkëpunimin praktik, në kundërpërgjigje ndaj pushtimit të pjesëve të Ukrainës nga Rusia.

Për të parandaluar një dështim të tretë, NATO duhet të zhvillojë një realizëm të ri ndaj Moskës, që nuk bazohet mbi pazaret e mëdha, balancat e pushtetit apo bashkëpunimin global, por tek respektimi i parimeve mbi të cilat u themelua NATO: mbrojtjen e demokracive në të dyja anët e Atlantikut, dhe kundërshtimin efektiv të çdo fuqie që kërkon të dominojë Evropën.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: frikësohetMoskaNATOPutinirusiaUkraina

TË LIDHURA

Tragjedi ajrore në Tennessee: Rrëzohet një aeroplan
Bota

Tragjedi ajrore në Tennessee: Rrëzohet një aeroplan

08:32 | 09/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!
Bota

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!
Bota

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Next Post
Kullat e vdekjes që po përpijnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë  

Kullat e vdekjes që po përpijnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë  

Berisha: Nëse ‘çmendet’ Donald Trump, ne duhet t’i shkojmë pas!

Berisha: Nëse ‘çmendet’ Donald Trump, ne duhet t’i shkojmë pas!

“Nuk do i shpëtoni Vettingut”, Rama paralajmëron opozitën. Shpërthen Berisha

“Nuk do i shpëtoni Vettingut”, Rama paralajmëron opozitën. Shpërthen Berisha

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Murtaja në Martanesh: 150 bagëti të ngordhura, rrezik për 700 të tjera
Aktualitet

Murtaja në Martanesh: 150 bagëti të ngordhura, rrezik për 700 të tjera

by mirseda
13:59 | 09/06/2025
0

Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të...

Kosovë: Gjykimi për rastin “Banjska” ende nuk ka përfunduar

Kosovë: Gjykimi për rastin “Banjska” ende nuk ka përfunduar

13:28 | 09/06/2025
Tiranë: 22 të arrestuar, 29 mjete të bllokuara në një javë

Tiranë: 22 të arrestuar, 29 mjete të bllokuara në një javë

13:13 | 09/06/2025
Kamëz: I riu dhe 47-vjeçari dhunojnë dy adoleshentë

Kamëz: I riu dhe 47-vjeçari dhunojnë dy adoleshentë

12:47 | 09/06/2025
Denoncim në Borsh: Dy meshkuj për ngacmim dhe marrëdhënie me dhunë

Denoncim në Borsh: Dy meshkuj për ngacmim dhe marrëdhënie me dhunë

12:45 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com