Çka janë marrë vesh Zaev me kryeministrin grek Cipras në Davos? Pse autoritetet greke insistojnë të mos dilet nga korniza e asaj marrëveshje? Çka fshihet ndaj opinionit vendor, pyet VMRO-DPMNE-ja përmes një reagimi të saj të sotëm.
cipras zaev
“Në vend sundon heshtje totale për këto çështje që ngritën gjithnjë e më zëshëm. Pushteti shmang përgjigje dhe defokuson temat. Demokracia dhe sundimi i së drejtës janë degraduar në Maqedoni nën pushtetin e LSDM-së. Dhjetëra njerëz janë paraburgosur pa bazë dhe mbi ta ushtrohet terror politik vetëm pse kanë qëndrim të kundërt politik nga Zoran Zaev”, kanë thënë në VMRO-DPMNE./Gazeta Express/