Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Supermeni” Veliaj: Tirana më e sigurt se kryeqytetet e BE-së

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Supermeni” Veliaj: Tirana më e sigurt se kryeqytetet e BE-së

Sot kryebashkiaku Erion Veliaj është ndjerë si “Supermeni” më i mirë në Evropë. Nuk janë të pakta rastet kur Veliaj vesh bluzën e “supermenit” dhe del para fëmijëve. Ai sot është ndjerë akoma më i fuqishëm kur rreshtoi policët e bashkisë para tij dhe deklaroi se Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë.

Kryebashkiaku përmendi disa kryeqytete që sipas tij, Tirana i ka lënë pas në çështjet e sigurisë si Athina, Roma, Milano, Brukseli dhe Parisi dhe sikur të mos kishte jetuar asnjë ditë në Tiranë, tha se i referohej një renditjeje të faqes së internetit Numbeo.

“Ishte një krenari shumë e madhe kur pashë sesi agjensia europiane Numbeo që bën një indeksim të të gjithë statistikave europiane, e nxirrte Tiranën si një nga qytetet më të sigurta sot në Europë. Më shumë kishte pasiguri Athina, Roma, Milano, Brukseli, Parisi, arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, numrat e emigrantëve, situatat informale, çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, nuk po i hyj kësaj, por statistikat europiane sot na flasin për një kryeqytet që është shumë herë më i sigurt se ç’ka qenë dhe sot renditet me krenari si një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë. Kur e thonë kryetarë bashkie, të vendeve europiane që vijnë për të vizituar Tiranën dhe teksa shikojnë statistikat si menaxhohet qyteti ynë, atëherë ndihem dyfish krenar” tha Veliaj në aktivitetin e organizuar me policët e Bashkisë dhe shefat e Policisë së Shtetit.

Veliaj është kryebashkiak dhe jo drejtor i Policisë së Tiranë, ministër i brendshëm apo shef i SHISH.

Ai tenton ta shesë Numbeo si një “agjensi europiane” për t’i dhënë besueshmëri referencës, por në fakt kemi të bëjmë me një faqe interneti me seli në Beograd, që nxjerr statistika për shërbimet shëndetësore, trafikun, ndotjen e mjedisit, kriminalitetin etj, për qytete nga e gjithë bota.

Nga një vëzhgim në Numbeo, rezulton se vërtet ekziston një renditje në lidhje me kriminalitetin, ku Tirana lë pas disa nga kryeqytetet më të mëdha të Bashkimit Europian, por metoda e përdorur për të nxjerrë statistikat lë hapësirë për dyshime.

Rezultatet e Numbeo përftohen nga votimi online i vizitorëve të faqes së internetit. Kushdo është i lirë të japë vlerësimin e tij në bazë të perceptimit personal.

Në renditjen për Tiranën kanë votuar 63 persona. Pra, bazuar në përceptimet personale të 63 personave, Erion Veliaj sfidon realitetin duke thënë se Tirana është më e sigurtë se kryeqytetet e Bashkimit Europian.Perceptimet personale mund të kishin vlerë për elementë si “trafiku” apo “cilësia e jetës”, por situata e krimit është e matshme përmes statistikave të policisë. Madje edhe përmes statistikave të policisë, mbetet e vështirë të kuptohet natyra e kriminalitetit, për shkak se ngjarjet raportohen njësoj, si kur janë për shkaqe momentale, ashtu edhe kur janë goditje të krimit të organizuar.

Por në nevojë urgjente për një lajm të mirë në funksion të propagandës, kryebashkiaku i ka shpërfillur krejtësisht statistikat e policisë dhe nuk ngurron të bëhet qesharak, sepse deri tani Tiranën e kishte krahasuar me Vjenën, ndërsa sot Tirana ia paska kaluar edhe Parisit, edhe Romës.

Pak ditë më parë në Tiranë ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale, siç ishte ajo e vrasjes së Devi Kasmit nga një vrasës me pagesë të ardhur nga Greqia, por kjo duket se nuk përbën asnjë problem për kryebashkiakun.

Ndoshta ka qenë një mënyrë për t’i hequr frikën punonjësve të Bashkisë, të cilët u alarmuan pak ditë më parë, sepse panë një çantë të dyshimtë pranë kazanit të plehrave pranë Bashkisë, shkruan tpz. Nga verifikimet doli se kishte qenë një alarm i rremë, por paniku i krijuar mund ta ketë bërë kurioz Veliajn të kontrollojë mes statistikave të Numbeo dhe të gjejë aty një lajm më shumë për propagandë, pavarësisht se çfarë lidhje ka me të vërtetën.

Tags: “Supermeni”BE-sëe sigurtkryeqytetetTiranaVeliaj

TË LIDHURA

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës
Aktualitet

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

09:08 | 26/02/2026
“Po na shkatërrojnë jetën”, BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje
Aktualitet

“Po na shkatërrojnë jetën”, BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

09:05 | 26/02/2026
“I forti i Niklës”, Durim Bami ekstradohet sot nga Dubai në Shqipëri
Aktualitet

“I forti i Niklës”, Durim Bami ekstradohet sot nga Dubai në Shqipëri

09:00 | 26/02/2026
Next Post
Itali/Qëllohet me thikë talenti shqiptar, në rrezik për jetën

Itali/Qëllohet me thikë talenti shqiptar, në rrezik për jetën

Ardi Veliu me dorë të hekurt, shkarkime në të gjitha nivelet

Ardi Veliu me dorë të hekurt, shkarkime në të gjitha nivelet

VIDEO/Tinka Kurti, aktorja që e pret “vdekjen” në skenë

Ndahet papritur nga jeta djali i Tinka Kurtit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës
Aktualitet

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

by mirseda
09:08 | 26/02/2026
0

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të...

“Po na shkatërrojnë jetën”, BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

“Po na shkatërrojnë jetën”, BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

09:05 | 26/02/2026
“I forti i Niklës”, Durim Bami ekstradohet sot nga Dubai në Shqipëri

“I forti i Niklës”, Durim Bami ekstradohet sot nga Dubai në Shqipëri

09:00 | 26/02/2026
Qeveri dhe grup parlamentar sot në një tryezë, çfarë pritet

Qeveri dhe grup parlamentar sot në një tryezë, çfarë pritet

08:57 | 26/02/2026
U përfshi nga flakët, shkrumbohet plotësisht Range Rover në Pogradec.

U përfshi nga flakët, shkrumbohet plotësisht Range Rover në Pogradec.

08:13 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com