Ithtarë erdoganistë në rrjete sociale, kanë nisur të shpërndajnë një foto dhe një koment përcjellës si diçiturë denoncuese e sqaruese njëherësh, mbi atë që ata e quajnë, pa një-pa dy, “skandal të Vatikanit”, në takimin mes kreut të botës katolike dhe presidentit turk.“Në takimin e sotshëm mes Presidentit Erdogan dhe papes (edhe Papa duhej të ishte me të madhe – shën.re) ka ndodhur një skandal. Ku organizatorët kanë dashur që ulësja e Erdoganit të jetë ma e vogël krahasim me ulësen e papes. Mirpo #Reisi (titull edhe me konotacion fetar që ia mveshin presidentit turk – shën.re) nuk e pranon. Ulësja e vogël mund t’a shifni në foto ka ngelur në duart e organizatorit”, ka shkruar dikush, gjë që ka nisur të shpërndahet në mënyrë virale.
Por sa e vërtetë është kjo, pra që Vatikani i paskërka bërë bërë një kurth kreut të shtetit turk, duke ja lënë më të vogël poltronin krahasuar me atë të Papës, cilësuar me shprehjen më parazite të titujve mediatikë si një “skandal”?
Shikojeni këtë foto të po të të njëjtit lloj takimi me presidentin Trump. E njëjta skenë! Mos dhe me Trump-in vallë ka patur një skandal? Sigurisht që jo! Me rregullat protokollare nuk mund të luhet dhe aq më pak mund ta bëjë këtë Vatikani. Ajo është karrigia që mbahet gati për përkthyesin.
Kjo lloj fotoje, e vlefshme për çdo rast kur Papa pret në audiencë ndonjë lider, del nga një fraksion shkrepjesh prej më pak se një minutë. Më pas, ofrohet karrigia e përkthyesit dhe vijon diskutimi.
Ky i fundit zgjat 35 minuta kur është fjala për liderë të zakonshëm, e 50 minuta kur është fjala për liderë me peshë në zhvillimet botërore.
Këto, sa për të sqaruar opinionin se nuk ka kurrfarë skandali në takimin mes Papa Franceskut e presidetit Erdogan në Vatikan.