Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Si u shpëtuan shqiptarët nga mbytja, mes tyre dhe një grua. Ç’po ndodh me ta?

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Video/Si u shpëtuan shqiptarët nga mbytja, mes tyre dhe një grua. Ç’po ndodh me ta?

Një natë më parë mediat britanike bënë të ditur se nëntë emigrantë shqiptarë u shpëtuan në një grykë të vogël në mes të kanalit ujor që ndan Anglinë Jugore me Francën Veriore, teksa po përpiqeshin të kalonin mes erërave të forta.

Shqiptarët, tetë burra dhe një grua, u shpëtuan nga tre anije dhe një helikopter, të cilët u vunë në lëvizje për të gjetur anijen, pasi u raportua se disa njerëz ishin në telashe.Lidhur më këtë ngjarje të rendë mësohet se dy presona janë vënë në pranga, për trafikimin e jashtëligjshëm të 9 shtetasve shqiptarë.

Dy prej burrave janë arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe po merren në pyetje.

Martin Grace,  zyrtar i lartë i hetimit, tha: “Ky incident tregon rreziqet që lidhen me përpjekjet për të kaluar kanalin në këtë mënyrë, ata ishin me fat që mundëm t’i shpëtonim. Një hetim është duke u zhvilluar dhe po punojmë ngushtë me Forcën Kufitare dhe Zbatimin e Emigracionit”.

Të tetë burrat dhe një grua u morën nga anija në 5 të mëngjesit të mërkurën. Ata u dërguan në breg, në portin “Eastbourne’s Sovereign”, të mërkurën pasdite dhe më pas u morën në pyetje nga Policia Kufitare.

Ata ishin nisur nga Franca të martën në mbrëmje. Një zëdhënës i Agjencisë Detare tha: “Ka të dëmtuar, por jo vdekje. Të gjithë janë në gjendje të mirë. Ata vetëm i ka zënë deti.”

Akoma nuk dihet si u dërgua sinjali për ndihmë nga anija me shqiptarë, sikurse nuk dihet se çfarë ndodhi që anije të kishte problem. Policia Kufitare përjashton problemet me motorin.

Raportohet se Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Deputeti i Doverit, Çarli Elfik u bëri thirrje autoriteteve të jenë vigjilentë ndaj emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Britani ilegalisht.

“Kjo ngjarje vërteton sërish se çfarë janë gati të bëjnë njerëzit për të ardhur në Angli. Janë gati të rrezikojnë edhe jetën e tyre. Nuk ka gjë më të rrezikshme se sa të kalosh mes këtij kanali në një varkë të vogël gjatë dimrit. Ne e dimë se më shumë emigrantë po kthehen nga Calais, pas komenteve të fundit nga Presidenti Macron. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi më vigjilentë se kurrë dhe të mbrojmë kufijtë tanë.” – u shpreh deputeti Elfik.

Javën e kaluar u zbulua se qindra emigrant po jetojnë momentalisht afër portit të Calais në Francë, teksa përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shkuar në Britani. TIRANA TODAY

Tags: gruambytjaNdodhshpëtuanshqiptaret

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
Thyen tjegullat dhe hidhet nga çatia, si “krimineli” shqiptar i bëri zbor policisë

Thyen tjegullat dhe hidhet nga çatia, si “krimineli” shqiptar i bëri zbor policisë

VIDEO/Ishte 2 minuta me vonesë, ministri jep dorëheqjen: Më vjen turp!

VIDEO/Ishte 2 minuta me vonesë, ministri jep dorëheqjen: Më vjen turp!

Detaje/ Vajzat thesari i “xhaxhait” nga Fieri, bosi i rrjetit të prostitucionit në Itali

Detaje/ Vajzat thesari i “xhaxhait” nga Fieri, bosi i rrjetit të prostitucionit në Itali







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com