Ekstradimi Nezar Seitit, i njohur ndryshe si financieri i grupit të “Habilajve”, ka krijuar debate të forta në lidhje për proceduarat e ekstradimit në drejtim të Italisë.
Ministri i Brendshëm, Xhafaj ka deklaruar se nëse do ishin në dijeni se kishte një hetim nga pala shqiptare, ai nuk do të ekstradohej. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, ai ka thënë se nuk kam qenë në dijeni të dosjes se Seitit.
I pyetur se kush gaboi për ekstradimin e Seitit, ministri Xhafaj u shfajësua me pretendimin se nuk është i njohur me tërësinë e dosjes së tij.
Dua të ndalem tek çështja e Nazer Seitit që akuzohej si financier i Habilajve. A duhej ekstraduar ai?
Nëse e shohim nga pikëpamje e marrëdhënieve ndërkombëtare ai do duhej të ekstradohej, përsa kishte një kërkesë nga Italia. Por nga fakti që ka pasur edhe hetim nga Shqipëria, do duhej të kishte arsyet krejt tjetër. Ai është pjesë e grupit që po gjykohet dhe hetohet në Catania. Është një prej atyre personave që janë përfshirë në atë operacion.
Kush institucion gaboi?
Të jem i sinqertë e kam ndjekur sa kam mundur këtë debat. Se kam parë dosjen në tërësinë e vet. Është hapur një hetim nga prokuroria e Durrësit. Do ishte më mirë t’ja linim hetimit të prokurorisë. Sbën sens që nga njëra anë që t’ja linim këtë person prokurorisë dhe nga ana tjetër si lëmë atyre mundësinë që të hetojnë.
Ju keni qenë ministër i Drejtësisë, do e firmosnit?
Nëse sdo kisha dijeni për një çështje tjetër këtu do e firmosja. Por nëse do e kisha dijeninë sdo e kisha firmosur.
Për këto persona ska filtra?
Policia për sa më takon mua ka pasur pjesën e vet të përfshirjes në proces. I kam kërkuar SHCKB-së që të ngrihej një grup hetimor