Zbatimi i reformës në drejtësi ende nuk po gjen terren në Shqipëri, ndërsa në Kosovë kjo fazë pritet të fillojë shumë shpejt. Kjo qasje është njoftuar vetë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.
Muaji janar, i cili është potencuar shumë në media dhe nga përfaqësuesit e politikës shqiptare, por edhe nga vetë ambasadorët, se do të jetë muaji i arrestimit për “peshqit e mëdhenj”, por kjo duket të jetë një fjalë thjeshtë e thënë për këtë muaj. Kosova edhe pse me probleme të shumta, por edhe me një përvojë të re duket se po shpejton më shumë se Shqipëria në fushën e drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues anëtarët e Komitetit Drejtues për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Ministri Tahiri informoi anëtarët për përgatitjet që janë duke bërë për nisjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të nis zyrtarisht më 7 shkurt.
Ministri Tahiri ka theksuar se kjo iniciativë është ndërmarrë për t’i dhënë përgjigje nëse sistemi i drejtësisë është adekuat, i unifikuar dhe në përputhje me rendin demokratik, standardet ndërkombëtare dhe në vijë me orientimin e Kosovës për integrim në Bashkim Evropian.

“Rishikimi funksional, paraqet një prej reformave më të thella të bëra ndonjëherë në Republikën e Kosovës, proces ky që do të fillojë së shpejti, përkatësisht me 7 Shkurt, dhe do të vazhdoj për muaj të tërë, derisa ne si institucione të shterim të gjitha debatet e nevojshme dhe të arrijmë në konkluzione se çfarë duhet të ndryshojmë dhe si duhet ti ndryshojmë, në mënyrë që të kemi një sistem të drejtësisë që është efikas, i drejtë dhe llogaridhënës”, theksoi ministri Tahiri.
Komiteti Drejtues kryesohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa anëtarë të saj janë edhe Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, si dhe Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit dhe Universiteti i Prishtinës.