Shqiptarët të citët janë të burgosur në Britani, shpeshherë zënë faqet e para të gazetave apo hapësira të mëdha në portalet online.Në qeli ata kanë mundur që të sigurojnë ndonjë smartphone dhe me to realizojnë foto brenda Kështu “Daly Mail”, ka publikuar në një artikull së fundmi rastin e një trafikanti shqiptar të drogës dhe armëve i cili, sipas fotove në rrjetet sociale duket se kalon një kohë mjaft të mirë aty.
“Ky është një ‘gangster’ famëkeq shqiptar i dënuar në Angli, shihet i qeshur ndërsa qesh me drejtësinë nga burgu. Tristen Asllani, i cila po vuan dënimin me 25 vjet burg për trafikim të drogës dhe armëve, qëndron në mënyrë të pabesueshme në qelinë e tij, që besohet të jetë në burgun e Wandsworth. Ai dhe një tjetër person i panjohur janë parë në foto të postuara në rrjetin social Instagram të quajtur “Shqiptari im në burg”. Ata mendohet të jenë anëtarë të një bande në lindje të njohur si Hellbanianz,”- shkruan portali. “Imazhet e marra nga një telefon i paligjshëm janë postuar në internet nën titullin: “Edhe brenda burgut kemi të gjitha kushtet, ajo që mungon janë vetëm ku**at”.
Asllani, 29 vjeç, u arrestua në Kingston Crown Court në gusht 2016, pasi u kap duke trafikuar drogë dhe gjithashtu mbante një armë zjarri.
Arrestimi i tij ishte jo pak i mundimshëm. Pas një ndjekje nga policia makina e tij devijoi rrugën dhe u rrëzua dhe në atë moment doli në pah një valixhe në të cilën kishte 21 kg kokainë. Edhe më herët ai është parë duke kaluar drogë për dy anëtarë të tjerë të bandës me bazë Barking”, vijon shkrimi i medias britanike.