Partia Demokratike i është drejtuar me një rezolutë dhe kërkesë për mocion me debat Kuvendit lidhur me votën e Shqipërisë kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Sipas demokratëve miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godet vendimin e SHBA-së, si një akt flagrant në kundërshtim me interesat kombëtare.
Opozita thotë se qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtme, si dhe duke përjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ vendim-marrës.
Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qëndrim jo miratues ndaj kësaj rezolute.