Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Basha konfirmoi pafuqinë e tij me protestën

8 vjet ago
in Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Nga Mero Baze/ Protesta e sotme e opozitës konfirmoi gjendjen e Partisë Demokratike më 25 qershor dhe vështirësinë e ngjizjes së opozitës së re me LSI. Të gjithë ata që i janë turrur Lulzim Bashës që ka dështuar, po e teprojnë. Natyrisht dhe ata të çmendurit që i thonë “ky ishte miting”, janë duke e marrë me qafë. Lulzim Basha as është rritur, as është zvogëluar. Përtej asaj çfarë ka ndodhur në këto gjashtë muaj, Lulzim Basha tregoi se Partia Demokratike nuk është ngritur dot nga shtrati ku e shtriu Lulzim Basha më 25 qershor. Edhe pse në favor të saj kanë fryrë plot erëra të papritura, jo prej saj, ajo nuk ka mundur dot të zgjohet.

Në përpjekjen e tij për të demonstruar se do të bashkonte shqiptarët rreth vetes, Lulzim Basha provoi se ende nuk ka bashkuar dot partinë. Mitingu nuk ishte dëshpërues siç thonë shumë komentatorë, pasi sipas tyre nuk kishte pjesëmarrjen e pritshme. Një miting vlen dhe me më pak vetë, por që rrezatojnë energji dhe shpresë. Mitingu i ngjante më shumë përkujtimit të gjashtë muajve të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe vdekjes klinike të PD, se sa demonstrimit të një fuqie të re që mund të ngrejë opozitën.

Në mes të protestuesve mbizotëronte heshtja dhe mosbesimi për atë që dëgjonin, dhe më tej akoma një ndarje si me thikë e atyre që nuk  e pranojnë dot ende Bashën për kryetar, nga të tjerët. Paneli i oratorëve ishte dëshpërimisht i frikshëm.

Prania e disa prej atyre figurantëve në një tubim opozitar është kthyer tashmë një fyerje personale për çdo qytetar shqiptar. Dhe nuk është puna se ata nuk ngjallin shpresë. Kjo është e keqja më e vogël, pasi shpresë nuk ngjall as Edmond Spaho. Por ata kanë ende fuqinë e duhur, të prodhojnë dëshpërim dhe ligështi tek çdo qytetar, sa herë ua shikon fytyrën, apo dëgjon premtime që dhe një gur do ta kishin bërë të plaste, e jo më njerëzit. Çdo të thotë për shembull që njeriu të dëgjojë Fatmir Mediun që t’u thotë “do t’u kthejmë pronat”, “do luftojmë krimin” (mik i gjithë kriminelëve të Shqipërisë) dhe “do luftojmë korrupsionin….”

Çdo të thotë të dëgjosh Nard Ndokën të flasë seriozisht, apo “Dukën e krimit”, siç e ka përkëdhelur Doktori në vite, të flasë kundër krimit e korrupsionit, sidomos në atë parti. Minimumi do të thotë t’i trajtosh qytetarët si budallenj.

Basha po ashtu provoi se ka problem me ngjizjen e koalicionit me LSI. Ndërkohë që ai nisi të fliste, siç shikohet nga gjithë videot e regjistruara “live”, qindra protestues filluan të braktisin protestën. Në pamje të parë duket sikur janë demokratë që refuzojnë Bashën, por në fakt janë njerëz të LSI, që pasi dëgjuan Kryemadhin u larguan në mënyrë demonstrative për t’i treguar atij, se kush ja mbushi dhe aq pak bulevardin. Janë të njëjtët që ndërprisnin fjalimin e Dashamir Shehit, duke thirrur “Basha”, “Basha”, që të dukej sikur ai kishte problem me Bashën, por në fakt ka problem me LSI. Është një xham i thyer që nuk ngjitet më.

Është siç ishte PD dhe më 25 qershor, kur Basha hyri në zgjedhje duke zemëruar gjithë partinë, dhe duke bërë sikur ishte në aleancë me LSI. E vetmja gjë e re që është shtuar që atëherë, është ulërima e Berishës kundër tringëllimave të prangave, që sillen si fantazma rrotull familjes së tij. Por dhe kjo duket që nuk ka prekur askënd, përveç Berishëve.

Mitingu i sotëm nuk ishte as i dështuar dhe as sukses. Ishte një zgjatim i 25 qershorit, i atij rezultati që Basha sa herë bëhet gati ta kontestojë, aq herë e konfirmon. Me pafuqinë e tij.

Tags: bashae tijkonfirmoipafuqinëprotestën

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shqipëri-Greqi/Tsipras: Epokë e re, errësira drejt fundit

Shqipëri-Greqi/Tsipras: Epokë e re, errësira drejt fundit

Aksident në Durrës, plagosen 3 person

Aksident në Durrës, plagosen 3 person

Perez bën gati 570 milionë euro për të ringjallur Realin

Perez bën gati 570 milionë euro për të ringjallur Realin







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

by mirseda
21:57 | 14/02/2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) informon se në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë,...

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com