Ashtu siç ishte paralajmëruar, ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i është bashkuar protestës me anë të një videoja, nga Zvicra.
“Unë jam Dritan Zagani, protesta ime e çlirimit të policisë nga krimi ka nisur prej 20 vitesh, sakrifica e familjes ime është e madhe, ju bëj thirrje kolegëve të mi të kenë kurajën të denoncojnë lidhjen e krimit me shtetin, kështu do jenë misionarë. Unë jam detyruar të largohem, dua të kthehem dhe do të kthehem, dua që krimi dhe bandat të mos jenë më në krye të vendit tim”, tha ndër të tjera Zagani.