Një ditë pas ekstradimit në Itali të Nezar Seitit, një nga pjesëtarët e bandës së Habilajve, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, për këtë rast ekstradimi.Kështu, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, është “zgjohet nga gjumi” , pë të bërë verefikimet e vevojshme, ku në sitë do të jenë Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, si dhe Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve.
Ndaj Nezar Setitit ekziston një masë sigurimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në arrest me burg për trafik droge. Ndërsa njëkohësisht ishte i kërkuar edhe nga Prokuroria e Cattanias si pjesë e grupit të trafikut të drogës që kryesohej nga Moisi Habilaj. Gjykata e Tiranës kishte vendosur për ekstradimin e Seitit në dhjetor të vitit të shkuar. Por edhe pse ai është nën hetim nga drejtësia shqiptare për të njëjtën akuzë, në mënyrë krejt të papritur ministria e Drejtësisë dha leje për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali, shkruan abcnews.
Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë mbrëmë për median, Ministria e Drejtësisë, këmbënguli se në rastin në fjalë janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në ligj dhe Konventës Europiane të Ekstradimit. Ministria theksonte se kishte miratuar ekstradimin, pasi nuk kishte patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata për ekzistencën e ndonjë pengesë të mundshme ligjore për ekstradimin e Seitit.
Çfarë tha dje Ministria e Drejtësisë?
Dje pas lajmit, reagoi zyrtarisht Ministria e Drejtësisë. Sipas saj, vendimi është marrë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i hapi rrugë ekstradimit të tij, më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe as Gjykata nuk e kishin njoftuar se Nezar Seiti ishte në hetim, apo kishte ndonjë pengesë tjetër ligjore për ekstradimin e tij.
MINISTRIA E DREJTESISE
Në një deklaratë lidhur me ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitit, Ministria e Drejtë- sisë tha dje se janë ndjekur me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Konventës Evropiane të Ekstradimit, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.
Më datë 20 tetor 2017, jemi njoftuar nga Interpoli Tiranë mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti, me qëllim ekstradimin drejt Italisë në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjykata e Katanias, më 12 tetor 2017, për veprën penale ‘Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve’.
Më datë 24 tetor i kemi përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve”, tha dje Ministria e Drejtësisë.
Prokuroria e Përgjithshme, më 10 janar 2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës, datë 18 dhjetor 2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29 dhjetor 2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.
“Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme te Ministria e Drejtësisë më 10 janar 2018 dhe në kushtet kur Ministria nuk ka pasur asnjë informacion apo akt tjetër procedural nga Prokuroria e Përgjithshme, si dhe nga Gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, ka dhënë miratimin për ekstradim”, tha Ministria e Drejtësisë. TIRANA TODAY