Një 33-vjeçar nga Fieri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.B.,24 vjeçe.
Kjo e fundit, për shkak të tmerrit të përjetuar, ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë lëndë kimike.
Policia ka arrestuar dhunuesin, i identifikuar si Shkëlqim Bregu, i cili akuzohet për “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallzuar” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 130/a/4, 311, 99 e 22 të Kodit Penal.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Shkëlqim Bregu, 33 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 23.01.2018, bashkëshortja, shtetasja K.B, 24 vjeçe, kallzon se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos kallzuar në polici. Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, shtetasja K.B në datën 08.01.2018, ka tentuar të vetvritet duke pirë lëndë kimike (pesticide bujqësore). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallzuar” dhe “Shkaktimi i vetvrasjes” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 130/a/4, 311, 99 e 22 të Kodit Penal.