Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar në orët e vona të darkës në spital aktoren e madhe Tinka Kurtit, pas gjendjes shëndetësore të saj jo shumë të mirë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu i uron të shkuara yllit të skenës shqiptare që la frymëzuar breza me rradhë
“Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve ne dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj”, përfundon ministrja.
Aktorja aktualisht ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve. Para një muaji, aktorja e madhe e skenës shqiptare mbushi 85 vjeç.