Banorët e fshatit të Verrisë po kundërshtojnë me forcë ndërtimin e incernatorit të përpunimit të mbetjeve, ndërsa gjatë ditës së djeshme, policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2016 ka kontraktuar kompaninë për të ushtruar këtë aktivitet, pa marrë parasysh faktin se çfarë kostoje negative mund të shkaktojë për banorët e Fierit. Ndërkohë sot Kryemadhi ka udhëtuar drejt Fierit ku është takuar me banorët e fshatit Verri, por pa dhënë shpjegime për kontraktimin nga Ministria e Mjedisit-shkruan Tirana Today.
“Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore”-theksoi Kryemadhi.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë ditës së djeshme dënoi dhunën e ushtruar nga policia, por duke mos kujtuar faktin e firmosjes së kontratës nga partia e saj në 2016. Kryemadhi u tha banorëve se qeveria Rama po importon plehra nga jashtë, ndërkohë ajo garantoi banorët se LSI do të mbështesë banorët, pasi ngritja e këtij impianti shkakton dëme kolosale për tokat bujqësore-shkruan Tirana Today.
Leja për këtë incernator është rezulton të jetë dhënë në me një procedurë prokurimi, e cila është shpallur në 13.07.2016. Në koalicioni qeverisës mes PS-LSI, kjo qeveri është drejtuar nga radhët e Partisë Socialiste për Integrim, ndërsa drejtues ishte Lefter Koka. Në prag të protestës edhe Partia Demokratike ka bërë deklarata në lidhje me kauzën e bano0rëve, të cilët kërkojnë me çdo kusht ndalimin e ndërtimit të impiantit të plehrave, ndërsa Basha ka theksuar se shqiptarët nuk e meritojnë të jetojnë në një vend ku iu rrezikohet jeta.Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall.
“Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gjë dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri”-u shpreh Basha.
Kreu i PD-së ka folur edhe për rastin e ARMO-s, duke e quajtur si një model korrupsioni flagrant për Edi Ramën, pasi sipas tij, kjo faktohet me situatën e naftëtarëve, të cilët janë flakë në rrugë në mënyrë abuzive.
Për Bashën, interpelanca e djeshme e Ramës ishte si “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.
Basha foli nga Tirana edhe për rastin e ARMO-s, duke e quajtur modelin e korrupsionit flagrant të Edi Ramës, duke e quajtur videokonferencën si “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.
“50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre”-theksoi Basha.
Vendi se ku do të ngrihet impianti i trajtimit të mbetjeve është përcaktuar nga kjo ministri, që në maj të vitit 2016. Në vijim të aktualiteti disa nga katalogët me të dhëna të hapura (Open Data) kanë të informacion edhe mbi dinamikën dhe zhvillimet e kontratës dhe koncesionarit për Ndërtim dhe Administrim të Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Qarkun Fier.
Ky Koncesion ka zënë fill me një procedurë prokurimi të shpallur në në datën 13. 07. 2016. Autoritet Kontraktues për këtë Koncesion është Ministria e Mjedisit. Afati I Kontratës është 6 vite. Vendndodhja e Koncesionit është paracaktuar që në tenderimin nga kjo Ministri në maj të 2016. Klikoni këtu për të parë pasaportën e tenderimit
Ndërkohë në Regjistrin e Koncesioneve tek portal Shoqëri Biznesi, janë të dhënat për shoqërinë e biznesit, koncesionare që është krijuar për këtë Kontratë Koncesionare. Pasaporta ka edhe Kontratën, Aktine themelimit të Shoqërisë.
Nga informacioni i përditësuar me Kontratë:
Pas shpalljes së fituesit të prokurimit për koncesionin konkretisht bashkimi i operatorëve Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl si shoqëri e huaj, në datën 15 shtator 2016, fituesit kanë proceduar me themelimin e kompanisë koncesionare që është Integrated Technology Waste Treatment Fier me NIPT L62205045F.1)Kompania Koncesionare është regjistruar në datën 3 tetor 2016, me formën shoqëri me përgjegjësi të kufizuar shpk, me kuota ortakësh të ndara 80 me 20 % ndërmjet Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl (shoqëri e huaj). Në total kapitali themeltar i shoqërisë është 100 mijë lekë, plus të drejta mbi një kontratë të veçantë koncesionare.2) Objekti i Punës së kompanisë koncesionare të sapokrijuar është i lidhur me Objektin e Koncesionit: Ndërtim, administrim, operim dhe transferim i impianti të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë tek Autoriteti Kontraktues, ku përfshihet financimi, ndërtimi, vënia në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, shitja dhe eksportimi i energjisë elektrike, në zbatim të kontratës së koncesionit apo projektit në tërësi.3)Brenda muajit tetor, të dy ortakët e kompanisë kanë bërë shitje të 30% të kuotave me vlerën 30 mijë lekë të reja. Konkretisht shoqëria italiane Energy 2 srl ka shitur të plota 20% të kuotave të saj ndërsa Integrated Technology Services ka shitur 10% të kuotave të kompanisë. Të dy shitjet janë bërë në favor të shoqërisë aksionare Ndërtim Montimi Patos. Kompania në fjalë, me aksioner të vetëm zotin Flamur Kollozi është tashmë zotëruese e 30% të kuotave të shoqërisë koncesionare, me të drejta edhe mbi kontratën e koncesionit.Pasaportën e kompanisë koncesionare dhe pasaporta të kompanive që zotërojnë koncesionarin ju mund ti gjeni të plota tek Open Data Albania dhe rubrika Shoqëri Biznesi. Çdo pasaportë ka të dhëna për kapital, objekt, vlera kontabël, aksioner, ortak, seli, dhe Akte të klikueshme që përkojnë me karakteristika të shoqërive tregtare. TIRANA TODAY.