Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Premtim i (pa) mbajtur/Rama një “gënjeshtar” i përsosur me ARMO-n

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Premtim i (pa) mbajtur/Rama një “gënjeshtar” i përsosur me ARMO-n

Rafineritë e naftës në qytetin e Ballshit dhe të Fierit ndodhen në gjendje shumë të rëndë, pasi menaxhimi i aktivitetit të tyre mbetet një problematikë pothuajse e përhershme, pa marrë parasysh faktin se kush subjekt e ka në menaxhim-shkruan Tirana Today.

Kompania ARMO, prej kohësh vijon të jetë në një depresion financiar, ndërsa këtë e faktojnë pagesat e vonuara ndaj naftëtarëve, largimi i investitorëve dhe borxhet e lënë pas. Naftëtarët shpeshherë janë bërë subjekt i përditshëm i mediave, pasi kanë në shenjë proteste për të drejtat e tyre, ata kanë marrë rrugën në këmbë nga Fieri në Tiranë për të kërkuar të drejtat e privuara nga ana e kompanisë dhe mashtrimet me pagat–shkruan Tirana Today.

Mungesa e statusit të naftëtarit ka qenë një ndër zvarritjet e mëdha, pasi 1200 punëtorë të ARMO-s  janë shtypur edhe pse ata kishin të drejtë në kauzën e ngritur. Në vitin 2016, kryeministri Rama ka theksuar se investitorët e ofruar janë shumë seriozë, por tashmë realiteti është më shumë se i trishtë, sepse investitori amerikan i ofruar në 2016 njoftoi largimin nga ARMO duke pranuar situatën e vështirë.

“Kishte një situatë e tmerrshme, sepse jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju keni kaluar me muaj e muaj pa marrë asnjë cent. Kur ne kemi negociuar me këtë investitorë, që dolën  më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pas gjithfarë lloj takimesh. Kushti ka qenë që ditën e parë, që të gjithë njerëzve siç ua premtova ju në takim, iu duhen paguar rrogat e prapambetura”-kështu deklaroi Rama në 2016 përpara naftëtarëve.

Komunikimi që Rama  u ofroi naftëtarëve të Ballshit me anë të ekraneve digjitale, e pati më të lehtë t’i shpëtojë përgjegjësive për rrënimin e kompanisë së ARMO-s. Nga ana tjetër naftëtarët kishin përgatitur kërkesa më shkrim, por Rama mbajti vetëm një fjalim në të cilin u kërkoi, të dalin menjëherë të papunë dhe të nxitojnë për të përfituar statusin e naftëtarit.

Deklarata e Ramës nuk ishte as më shumë dhe as më pak, por thjeshtë një komunikatë, e cila ishte në të njëjtën linjë me deklaratat e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.Ligji ofron rroga deri në masën 80% për tre vjet, për naftëtarët që largohen nga puna. Kjo me sa duket ka qenë oferta e fundit e qeverisë. Rama e quajti “kriminal” privatizimin, duke hequr përgjegjësinë nga vetja për pjesën e krimit, që u bë ndaj kompanisë që pas vitit 2013.

“Privatizimi i ARMO-s ishte kriminal, jo i gabuar apo i dështuar, por kriminal. Ne e kemi ngritur zërin, por nuk po i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë, por për të thënë se si pasojë e atij privatizimi kriminal të atyre, që sot thërrasin për të drejtat tuaja, “operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq”, prandaj ne praktikisht morëm një të vdekur që duhej ringjallur.Nga pikëpamja e pronarit, pronari i ARMO-s është banka, nuk është as shteti, as ai që e privatizoi, që ju e dini, nuk e dimë ku është. Është banka” -tha Rama me videokonferencë.

Që nga viti 2013, PS-ja kishte të gjitha mundësinë për ta ndaluar rrënimin e rafinerisë, por  skema e tyre mbetet në linjën e rrënimit të saj, ndërsa kjo faktohet nga situata e tanishme. Përmes futjes së investitorëve klientë të qeverisë, socialistët u bënë pjesë e krimit duke lejuar shfrytëzimin e kompanisë dhe degradimin përmes borxheve kolosale.

Engjëll Agaçi, në vitin 2013 ishte anëtar i Këshillit Mbikqyrës të ARMO-s. Ai firmosi bilancin me 24 miliardë lelë humbje.Qeveria Rama ishte në dijeni të detyrimeve të pashlyera të ARMO-s, e thënë ndryshe 24 miliardë lekë ose rreth 350 milionë euro.Në vitin 2014, borxhi u rrit me 25 milionë euro, ndërsa ai vijoi në vitin 2015 të ketë vetëm përkeqësim duke kapur shifrën e 120 milionë eurove borxh.

Borxhi i ARMO-s po shkon në shifrat e pothuajse gjysëm miliardë eurove, kjo  një gjendje e vështirë për një kompani që ka qindra e mijëra të punësuar.Në  vitit 2016, kompania e regjistruar në offshore IRTC dhe amerikani Harry Sergeant III u bë publik nga socialistët si shenjë pozitive ndaj ARMO-s. Por amerikani  i ri i prezantuar me bujë nga Ahmetaj dhe Peleshin, bekoi shtimin e borxheve deri sa njoftoi shkëputjen nga ARMO.Asetet e kompanisë në vitin 2016 i kaluan bankave për shkak të borxheve

Në nëntor të vitit 2016, Edi Rama shkoi vetë drejt Ballshit për t’u rënë shpatuulave investitorëve dhe i premtoi naftëtarëve se do të merrnin rrogat e prapambetura dhe se rafineria do të rifillonte nga puna në cikël të plotë.

Naftëtarët i kërkuan llogari kryeministrit për fjalët e pambajtura, në lidhje me marrjen e rrogave të prapambeturave, por Rama vijoi me skemën e një përgjigje jo të drejtpërdrejtë duke legjitimuar gënjeshtrën e tij.

 “Përshëndetje z. Kryeministër! Petref Skëndaj, nënkryetar I Sindikatës së Naftës. Kam nja dy pyetje për ju z.kryeministër. Pyetja e parë: A i përmbahesh atij premtimit që bëre gjatë fushatës për ciklin e mbyllur të naftës dhe premtimin që bëre para punonjësve të uzinës së Ballshit, për ciklin e mbyllur të naftës, që do të thotë: përpunimi, reciklimi në rafinerinë e Ballshit.

 A i përmbahesh z.Kryeministër atij premtimi që the: Këta punonjës në industrinë e Ballshit do t’u japim lekët e prapambetura, dhe i the atij pronarit, që në varr do t’i marrësh po pate shumë lekë…” ishte një ndërhyrje e naftëtarëve.

Pyetjet e naftëtarëve nuk morën asnjë përgjigje, ndërsa shpresa e vetme e tyre është marrja në dorë nga shteti, apo shtetëzimi, por Rama la të kuptohet se nuk e ka ndërmend të marrë  një iniciativë të tillë.Rama vërtet tha se i përmbahet të gjitha premtimeve, por kur nisi të flasë ai fajësoi Rezart Taçin, foli për të drejtën e pronës që kanë bankat dhe vështirësitë që kishte pasur në komunikimin me Bankers.

“Statusi, statusi është gati për ju! Nuk ishte dje. Eshtë sot. Jeni informuar nga ministri të plotësoni dokumentacionin. Jemi gati të ngremë një njësi për ngritjen e dokumentacionit” -tha ai.

Te ky opsion këmbëngulën edhe Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, duke lënë të kuptohet se nuk kanë asnjë ide se kur do të rifillojë nga puna rafineria e Ballshit.Shpresa e fundit e naftëtarëve është shtetëzimi i kompanisë, por Rama ishte kategorik në këtë pikë. Shteti nuk do t’i hyjë këtij qorrsokaku.

“Skema alternative e shtetëzimit është një skemë që ne nuk është se e kemi përjashtuar, e kemi vënë në tavolinë, e kemi studiuar, nuk e kemi mbyllur si mundësi, por nga konsultimet me ekspertë ndërkombëtatrë dhe vendas nuk është se kemi një pamje të qartë dhe nuk duam të kalojmë nga një qorrsokak në një tjetër, aq më tepër që është një skemë me një kosto që nuk e marrim përsipër o miqtë e mi” tha kryeministri.

Gjetja e një investitori tjetër është një sfidë për qeverinë, pasi duket qartë se ka mungesë të një alternative shpëtuese për naftëtarët e rafinerive.

“Do bëjmë çmos në nxitjen e investitorëve të mundshëm që rafineria të vihet në punë. Problemet e sigurisë aty janë serioze. Duhet të investohet për sigurinë”-deklaroi Rama, TIRANA TODAY

Tags: armogenjeshtarmbajturpersosurpremtimrama

TË LIDHURA

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste
Aktualitet

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit
Aktualitet

“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit

20:50 | 30/09/2025
Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
Next Post
Zgjedhjet “politike” në FSHF/Duka siguron mbështetjen e PD-së

Zgjedhjet “politike” në FSHF/Duka siguron mbështetjen e PD-së

Kodi Zgjedhor/ Spartak Ngjela: Ju tregoj lojërat e Ramës dhe Bashës

Ngjela: Politikanët s'punojnë, mendojnë se si të fshehin paratë

Partizani firmos me mbrojtësin e Interit

Partizani firmos me mbrojtësin e Interit

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike
Bota

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

by mirseda
22:35 | 30/09/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se situata në centralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia...

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

22:11 | 30/09/2025
Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

21:45 | 30/09/2025
Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

21:14 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com