Ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve në Fier ka shkaktuar protesta të shumta nga banorët e zonës, ndërsa është raportuar se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të cilët kërkojnë që incernatori i mbetjeve të mos ndërtohet-shkruan Tirana Today.
Banorët e Verrisë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me ndërtimin e tij, pasi sipas tyre, kjo do të shkatërrojë jetën e banorëve të cilët jetojnë afër zonës pasi ndotja do të jetë shumë e lartë. Ky koncesion zë fill në një procedurë prokurimi të shpallur në 13.07.2016, ndërsa autoriteti kontraktues për këtë koncesioin është Ministria e Mjedisit me afat 6-vjeçar-shkruan Tirana Today.
Vendi se ku do të ngrihet impianti i trajtimit të mbetjeve është përcaktuar nga kjo ministri, që në maj të vitit 2016. Në vijim të aktualiteti disa nga katalogët me të dhëna të hapura (Open Data) kanë të informacion edhe mbi dinamikën dhe zhvillimet e kontratës dhe koncesionarit për Ndërtim dhe Administrim të Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Qarkun Fier.Ky Koncesion ka zënë fill me një procedurë prokurimi të shpallur në në datën 13. 07. 2016. Autoritet Kontraktues për këtë Koncesion është Ministria e Mjedisit. Afati I Kontratës është 6 vite. Vendndodhja e Koncesionit është paracaktuar që në tenderimin nga kjo Ministri në maj të 2016. Klikoni këtu për të parë pasaportën e tenderimit
Ndërkohë në Regjistrin e Koncesioneve tek portal Shoqëri Biznesi, janë të dhënat për shoqërinë e biznesit, koncesionare që është krijuar për këtë Kontratë Koncesionare. Pasaporta ka edhe Kontratën, Aktine themelimit të Shoqërisë.
Nga informacioni i përditësuar me Kontratë:
Pas shpalljes së fituesit të prokurimit për koncesionin konkretisht bashkimi i operatorëve Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl si shoqëri e huaj, në datën 15 shtator 2016, fituesit kanë proceduar me themelimin e kompanisë koncesionare që është Integrated Technology Waste Treatment Fier me NIPT L62205045F.
1)Kompania Koncesionare është regjistruar në datën 3 tetor 2016, me formën shoqëri me përgjegjësi të kufizuar shpk, me kuota ortakësh të ndara 80 me 20 % ndërmjet Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl (shoqëri e huaj). Në total kapitali themeltar i shoqërisë është 100 mijë lekë, plus të drejta mbi një kontratë të veçantë koncesionare.
2) Objekti i Punës së kompanisë koncesionare të sapokrijuar është i lidhur me Objektin e Koncesionit: Ndërtim, administrim, operim dhe transferim i impianti të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë tek Autoriteti Kontraktues, ku përfshihet financimi, ndërtimi, vënia në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, shitja dhe eksportimi i energjisë elektrike, në zbatim të kontratës së koncesionit apo projektit në tërësi
3)Brenda muajit tetor, të dy ortakët e kompanisë kanë bërë shitje të 30% të kuotave me vlerën 30 mijë lekë të reja. Konkretisht shoqëria italiane Energy 2 srl ka shitur të plota 20% të kuotave të saj ndërsa Integrated Technology Services ka shitur 10% të kuotave të kompanisë. Të dy shitjet janë bërë në favor të shoqërisë aksionare Ndërtim Montimi Patos. Kompania në fjalë, me aksioner të vetëm zotin Flamur Kollozi është tashmë zotëruese e 30% të kuotave të shoqërisë koncesionare, me të drejta edhe mbi kontratën e koncesionit.
Pasaportën e kompanisë koncesionare dhe pasaporta të kompanive që zotërojnë koncesionarin ju mund ti gjeni të plota tek Open Data Albania dhe rubrika Shoqëri Biznesi. Çdo pasaportë ka të dhëna për kapital, objekt, vlera kontabël, aksioner, ortak, seli, dhe Akte të klikueshme që përkojnë me karakteristika të shoqërive tregtare. TIRANA TODAY