Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, postoi në profilin e tij në Facebook një foto të dhunës policore ndaj banorëve të fshatit Verri që protestojnë kundër ndërtimit të inceneratorit që do të djegë plehrat shumë pranë shtëpive dhe tokave të tyre.
Ai i paralajmëroi policët që të mos bëhen pjesë e dhunës shtetërore ndaj banorëve që kanë të drejtë të protestojnë si dhe ftoi mbështetësit dhe anëtarët e partisë “Zgjidhja” që të bashkoheshin me protestuesit.
Postimi në Facebook
Mafia e shtetit po dhunon popullin në Verri!
Kjo foto është bërë përpara një ore në fshatin Verri. Policia e shtetit është vënë kundër popullit dhe në shërbim të biznesit kriminal të kryeministrit me inceneratorët që do djegin në Shqipëri plehrat e gjithë Europës. Popullsia e komunës së Vajkanit dhe zonave përreth do të shkatërrohet nga ky plan. Prodhimet e tyre blegtorale e bujqësore, nga kjo zonë e ngopur me dioksinë, nuk do të mund të shiten më. Jeta e banorëve është e kërcënuar nga kanceri dhe sëmundje të tjera të shumta.
Ju bëj thirrje policëve të mos vënë dorë mbi banorēt dhe të mos i dhunojnë ata, sepse do të mbajnë përgjegjësi shumë të rëndë, shumë shpejt. Policët që do të godasin e dhunojnë banorët do të paguajnë një çmim të lartë. Banorët kanë të drejtë të mbrojnë me çdo mjet jetën dhe pasurinë e tyre. Ata nuk do të jenë vetëm në këtë luftë. Ju bëj thirrje gjithë mbështetësve, simpatizantëve dhe anëtarëve të “Zgjidhja”-s në Shqipëri të solidarizohen me luftën e drejtë të banorëve të zonës dhe të përgatiten për t’ju bashkuar protestës së tyre. Të gjithë shqiptarët janë të rrezikuar! Duke mbështetur e luftuar krah për krah me banorët e Verrisë, mbrojmë jetën, atdheun dhe nderin tonë! Këtë luftë do ta fitojë populli. Grevëthyesit, të shiturit, servilët e tradhëtarët do të humbasin bashkë me qeverinë e mafies së plerave e të drogës! E paralajmëroj edhe një herë tjetër kompaninë e inceneratorëve të mos ecë kundër vullnetit të popullit se do ta humbasë këtë luftë dhe do të humbasë edhe inceneratorin e Elbasanit! Ta harrojë Fierin dhe Tiranën, qeveria e korruptuar!